TIRANE- Zyrtarët e lartë evropianë qëndrojnë të patundur në vendimin e tyre për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë në këtë fundviti. Kështu, Komisioneri për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë Europiane, Stefan Fyle u takua dje me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Bruksel. Takimi ofroi një mundësi për të shqyrtuar progresin e bërë nga Shqipëria në reformat për integrimin europian. Komisioneri Fyle përshëndeti miratimin unanim të Rezulutës mbi integrimin e Shqipërisë në BE në Kuvend javën e kaluar si një sinjal i qartë i përmirësimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës.
“Unë vazhdoj të vë theksin mbi nevojën për gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrjen e opozitës në avancimin e axhendës europiane. Është e rëndësishme që mbi vrullin e krijuar nga miratimi i Rezolutës të rritet përfshirja e opozitës në procesin e reformave të integrimit europian”, u shpreh pa rezerva Komisioneri Fyle. Ai gjithashtu përshëndeti intensifikimin e masave të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se Shqipëria është treguar konseguente në këtë drejtim. “Komisioni Evropian i qëndron dukshëm dhe qartë rekomandimit të tij për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
Shqipëria ka treguar vendosmëri të qartë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duke rritur besueshmërinë e propozimit të Komisionit për t’i dhënë vendit statusin kandidat”, ka deklaruar Fyle në takim me kreun e Kuvendit të Shqipërisë. Duke theksuar se hapat e ndërmarrë nga Shqipëria sigurojnë më shumë argumente në favor të dhënies së statusit kandidat, Komisioneri shtoi se gjithsesi u takon vendeve anëtare të BE-së për të vendosur.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com