TIRANE - Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, deklaroi sot gjatë punimeve të Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI-së, se vizita e komisionerit Fyle është një thirrje e qartë drejtuar politikës shqiptare për të lënë mënjanë konfliktet dhe për të punuar së bashku për integrimin evropian të vendit.

“Është koha për të fituar këto dhjetëra vitet e fundit të humbura dhe për t’i dhënë vendit tonë kulturën, frymën dhe integrimin evropian”, -tha Gjosha.

GJOSHA: INTEGRIMI FILLON NGA GRATE
Nënkryetarja e LSI tha se integrimi evropian fillon nga gjysma kryesore e shoqërisë, që janë gratë dhe vajzat, dhe për këtë kërkoi që të rritet numri i tyre edhe në Parlamentin shqiptar.

“Ne kërkojmë që zëri ynë të dëgjohet”, -tha Klajda Gjosha ndërsa shtoi se bashkëpunimi duhet të vijë nga të gjitha forcat politike shqiptare.

Redaksia Online
(Gre.M/im/Shqiptarja.com)