Fyle në Tiranë me Nishanin
Berishën e Ramën, jo për 3 ligjet
Komisioneri evropian i Zgjerimit takoi në Tiranë Kryeministrin e kreun e PS. Nuk u dikutua për 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Kuvend. Në fokus zgjedhjet e 23 Qershorit.
TIRANE - Zyra e shtypit e Presidencës, ajo e Kryeministrisë dhe e Partisë Socialiste kanë zbardhur takimet e sotme në Tiranë të Presidentin Nishani, Kryeministrit Berisha dhe kreut të PS, Edi Rama me komisionerin evropian të zgjerimit, Stefan Fyle. Ajo që bie në sy, është fakti që në këto takime nuk u diskutua për 3 ligjet të cilat kërkojnë 3/5 në Kuvend, siç u dikutua më herët në media e opinionin publik. Në fokus të bisedimeve mes tyre, ishin zgjedhjet e 2013-ës. Edhe pse vazhdimisht komisioneri Fyle ka bërë publik rëndësinë e tre ligjeve, zgjedhjet u konsideruan prej tij një test kyç për Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.
NISHANI: JANE MUNDESITE PER ZGJEDHJE TE LIRA E TE NDERSHMEEkzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve ndërkombëtare. Kështu mësohet të jetë shprehur Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit që pati sot në Tiranë me komisionerin Evropian të Zgjerimit Stefan Fyle.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencë, e cila ka zbardhur takimin mes tyre, “komisioneri Fule shprehu besimin për një rol aktiv të Presidentit të Republikës në kapërcimin e ngërçit politik përmes promovimit të një ambienti dhe platforme të përqasjes pozitive të procesit të integrimit evropian, brenda agjendës së përbashkët të Shqipërisë dhe Delegacionit Evropian”.
Gjatë takimit, Presidenti Nishani nënvizoi rolin kontribuues të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal, të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit. Presidenti i Republikës diskutoi me Komisionerin për Zgjerimin çështje që lidhen me reformën në drejtësi, për të cilat gjeti mirëkuptimin e Komisionerit Fule.
RAMA: PROPOZIME KONKRETE PER LIRINE E ZGJEDHJEVEZyra e shtypit e Partisë Socialiste zbardh takimin mes kreu të PS-së, Edi Rama dhe komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fule. Sipas njoftimit zyrtar të PS-së, Rama dhe Fule folën për situatën para dhe pas zgjedhore në vend.
“Komsioneri adresoi disa çështje kyç për funksionimin e shteti dhe për çfarë duhet bërë konkretisht që zgjedhjet të mos preken si në të shkuarën. Rama paraqiti propozime konkrete, për të garantuar lirinë e ndershmërinë e zgjedhjeve dhe për të siguruar që pas 23 qershorit Shqipëria të jetë e çliruar nga pengesat e mëparshme”, thuhet në njoftimin për media.
BERISHA: ZGJEDHJE SIPAS STANDARDEVE TE OSBE DHE KEZyra e shtypit të Kryeministrisë ka zbardhur takimin mes komisionarit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, i cili ishte sot në Tiranë dhe Kryeministrit Berisha. As në këtë takim nuk u diskutua për 3 ligjet.
Sipas zyrës së shtypit, në fokus të takimit ishin përgatitjet për procesin zgjedhor për zgjedhjet e datës 23 Qershor si dhe çështje në lidhje me zhvillimet në rajon.
Në takim u diskutua gjithashtu për përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet e datës 23 qershor si dhe çështje në lidhje me zhvillimet në rajon.
“Kryeministri e siguroi zotin Fyle për angazhimin e plotë të mazhorancës për çuarjen përpara të procesit të integrimit dhe garantimin e një procesi zgjedhor sipas të gjitha standardeve të OSBE dhe Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim
Redaksia Online(eç/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15