BRUKSEL- “Në pranverë, në varësi të progresit mund të ketë një raport tjetër për Shqipërinë”. Kështu ka deklaruar komisioneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle i cili iu drejtua dje me një fjalë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Duke folur për publikimin e raportit të fundit për Kroacinë, në pranverë, Fyle u shpreh: “Në varësi të progresit, një raport mbi Shqipërinë është gjithashtu i mundur”.
Në pranverë Komisioni Evropian do të publikojë raportin e tij të fundit të monitorimit mbi Kroacinë dhe gjithashtu një seri raportesh, mbi bazën e të cilit Këshilli do të shqyrtojë nëse është bërë progresi i mjaftueshëm për hapjen e negociatave të pranimit me Serbinë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, si dhe nëse do të miratojmë një mandat për të filluar negociatat me Kosovën mbi marrëveshjen stabilizim Asocimit”- u shpreh ndër të tjera Fyle.
Ndërkohë edhe presidenti Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean-Claude Mignon ka theksuar se është bërë shumë për forcimin e partneritetit mes institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, veçanërisht në vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com