Takimi i parë i Fyle është zhvilluar me presidentin Nishani rreth orës 15:00 në Presidencë. Në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Ettore Sequi. Presidenca ende nuk e ka zbardhur këtë takim.
Më pas në orën 16:00 pritet që Fyle të zhvendoset në kryeministri, ku do të takohet me Ramën. Takimi do të ndodhë dy orë nga orari i protestës, që PD ka planifikuar të zhvillojë sot para kryeministrisë kundër blerjes së votës së lirë.
Kjo është një skenë e mirëpërgatitur nga ana e Partisë Demokratike, që Fyle përveç Integrimit të shtrojë në tryezën e punës edhe çështjen e blerjes së votës në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në Korçë më datë 3 nëntor, ku vota referuar një vidioje të emisionit Fiks Fare janë blerë për 2000 lekë të reja. Prokuroria ka nisur hetimet për zgjedhjet në Korçë, por ende nuk ka nxjerrë një konkluzion.
Kjo është protesta e parë që zhvillon opozita (Partia Demokratike) pas nëntorit të vitit 2004 me parullën “Nano ik”. Ndërsa Partia Socialiste ka protestuar pas zgjedhjeve të 2009, jo vetëm me greva urie, por edhe me protestën e famshme të 21 Janarit 2011, për vidion e shfaqur po në Fiks Fare me Metën e Priftin, pasojë e të cilës ishte vrasja e 4 demonstruesve nga Garda. Lexo me shume: Protesta e PD-së
AXHENDA E FYLE
Vizita e Komisionerit do të zgjasë dy ditë, dhe Fyle do të ketë një sërë takimesh me përfaqësuesit politikë të vendit. Siç njofton zyra e shtypit të KE në Tiranë, objektivi i këtij dialogu është të sigurojë mbështetje për procesin e integrimit në BE duke u përqendruar në përparësitë e reformave kryesore.
ORA 15:00 Fyle takin Presidentin Bujar Nishani në Presidencë
Ora 16: 00 Fyle në kryeministri takon kryeministrin Edi Rama
Ora 16.45 Fyle takon kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit
ORA 17:45 Fyle takon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Fyle do të takohet edhe me ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Por për këto takime nuk ka ende një orar. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në një takim me studentë, si dhe në ceremoninë e diplomimit të organizuar nga Akademia Rajonale për Demokraci.
Kjo është vizita e tretë brenda këtij viti e Komisionerit në Shqipëri dhe e para që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)