Fyle: Përmbushni 5 prioritetet
nevojë thelbësore dialogu politik

Fyle: Përmbushni 5 prioritetet<br />nevojë thelbësore dialogu politik
TIRANË - Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri i Zhvillimit të KE kanë zhvilluar një konferencë së bashku pas takimit që ata kishin në selinë e qeverisë. Stefan Fyle ka theksuar përmbushjen e 5 prioriteteve dhe se nevojitet dialogu politik, i cili është thelbësor për një rigjallërim të jetës politike. Rama është përgjigjur se "jemi 100% të interesuar për një proces, ku zotimi ynë është që opozitës të mos i mohohet asgjë nga çfarë na u mohua kur ishim në opozitë dhe të sillemi me opozitën ashtu si do kishim dashur të sillej opozita me ne".

RAMA: PROCESI I INTEGRIMIT ËSHTË GJITHËPËRFSHIRËS
I pari ka folur kryeministri Rama, i cili gjatë fjalës së tij tha se, "komisioneri e viziton Shqipërinë, pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në prag të një nisme që merr jetë nesër për një dialog të nivelit të lartë në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit, një proces, që nuk është ekskluzivitet i qeverisë apo shumicës parlamentare”. Sipas kryeministri Rama, ku proces është “gjithëpërfshirës, që shkon edhe përtej partive politike”.

“Pa asnjë dyshim, është vullneti ynë që ta zgjerojmë sa më shumë. Jo rastësisht më pas ne do kemi një takim të zgjeruar në sallën e TKOB me një grup studentësh dhe nxënësish të përzgjedhur në bazë të rezultateve të tyre të shkëlqyera, që unë i kam ftuar për të përfituar nga rasti fatlum i pranisë së komisionerit dhe për të ndarë së bashku këndvështrimin për Europën e gjeneratës tjetër”, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama.

FYLE: DIALOG KONSTRUKTIV, THELBËSOR PËR RIGJALLËRIMIN E JETËS POLITIKE TË VENDIT
Stefan Fyle shprehu kënaqësinë që gjendet në Shqipëri, në vizitën e tij të tretë në Shqipëri, por "e para pasi erdhi qeveria e re në pushtet dhe kënaqësi që u takova me kryeministrin Rama". Ai ka theksuar se gjatë takimit me Ramën kanë diskutuar dhe kanë prekur një sërë çështjesh, edhe statusin e vendit kandidat dhe i kemi diskutuar në sajë të rekomandimit që dha BE, por do vazhdojmë t’i diskutojmë sot dhe nesër për të parë çfarë pritet nga shoqëria për sa i përket integrimit. "Përveç rekomandimit pozitiv për dhënien e statusit, KE ka theksuar edhe 5 prioritete kyçe, që duhen përmbushur dhe për sa i përket vendosmërisë që duhet të tregojë Shqipëria për sa i përket sidomos luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të vënë në zbatim këto përpjekje dhe treguar rezultate", u shpreh Fyle.
 
Ai i ka mëshuar mes disa gjërave të tjera, edhe nevojës për dialog konstruktiv thelbësor për të rigjallëruar jetën politike të vendit. "Natyrisht, që në diskutimet tona ne diskutuam për synimin pse kam ardhur në Shqipëri dhe ky dialog i nivelit të lartë për prioritetet kyçe, që do ndihmojnë Shqipërinë për prioritetet në fusha mjaft të rëndësishme. Natyrisht mezi po pres që të takohem me qindra studentë, por dhe nesër do vijojmë me takime që do ndihmojnë Shqipërinë në këtë qëllim", tha Fyle, i cili më pas pritet të zhvillojë një takim me studentë të shkëlqyer të universiteteve tona.

RAMA: JEMI 100% NË NJË GJATËSI VALE PËR 5 PRIORITETET
Rama ka rimarrë fjalën pas komisionerit, Stefan Fyle duke dashur të nënvizojë se "ne jemi 100% në një gjatësi vale lidhur me 5 prioritetet e përcaktuara nga KE në funksion të përpjekjes për të shkuar drejt hapjes së negociatave". "Jemi 100% të vendosur për të çuar më tutje në një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar apo krimit të rrugës dhe korrupsionit, luftë që sapo ka filluar. Jemi 100% të interesuar për një proces, ku zotimi ynë që opozitës të mos i mohohet asgjë nga çfarë na u mohua kur ishim në opozitë dhe të sillemi me opozitën ashtu si do kishim dashur të sillej opozita me ne".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë