Fyle: Qeveria dhe opozita shqiptare 
përgjegjësi për arritje të pakthyeshme

Fyle: Qeveria dhe opozita shqiptare <br />përgjegjësi për arritje të pakthyeshme
BRUKSEL  - Komisioni Europian e shikon me shqetësim klimën konfliktuale politike që ekziston në vendin tonë, sidomos gjatë 3 muajve të fundit ku opozita vijon ende të bojkotojë veprimtarinë parlamentare. Për komisionerin Europian në largim Stefan Fyle, ndryshimet që Shqipëria ka arritur, të evindentuara këto edhe në raportin progresin e Komisionit Europian, duhet të shihen si një përgjegjësi e opozitës dhe qeverisë për arritje të pakthyeshme.
 
Në një prezantim të raport progresit për Ballkanin para Parlamentit Europian, Fyle përmendi vullnetin që ka treguar Shqipëria për të luftuar krimin e organizuar, por shprehu shqetësim për përkeqësimin e klimës politike në vendin tonë. 
 
“Statusi kandidat ofron më shumë përgjegjësi dhe duhet të shihet si iniciativë për të çuar para rezultate në reforma. Qeveria duhet të drejtojë angazhim në reforma.  Qeveria të tregojë angazhim për reformat e shtetit ligjor. Reformat për shtetin ligjor dhe administratën të bëhen transparente”, tha Fyle.
 
Më herët në një postim në rrjetin social Twitter, komisionari në largim i KE-së, shkroi:
“Progres-raporti 2014: Ndryshime të dukshme, përgjegjësi e përbashkët qeveri dhe opozitë për arritje të pakthyeshme”
 
Pas publikimit të raport progresit për Shqipërinë, i cili 3 muaj nga marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, Tirana zyrtare shihet me pozitivitet nga KE, sa i përket angazhimit në drejtim të reformave. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?