TIRANE- Ndonëse Shqipëria e merr këtë vit statusin e vendit kandidat duhen edhe pesë ose gjashtë vite deri në antarësimin e saj përfundimar me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Ky fakt është pohuar nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian në Tiranë, Stefan Fyle, gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësuesit e Akademisë Diplomatike Rajonale.

Fyle i cili menjëherë pasi përmbylli takimet me drejtuesit politik kryesor në vend, mori pjesë në ceremoninë e çertifikimit të përfaqësuesve të rinj të Akademisë Diplomatike të Rajonit që u zhvillua në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit me diplomatët e rinj, Fyle vuri theksin tek rëndësia e marrjes statusit kandidat dhe benefitet ekonomike që sjellë ai.

I pranishëm në ceremininë e certifikimit të diplomatëve të rinj ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tone, Ettore Sequi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)