Dje u zhvillua në Tiranë dialogu në nivele të larta mes Shqipërisë dhe BE-së për 5 kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë për të marrë statusin, ku përveç qeverisë ishte e pranishme dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu. Duke vlerësuar situatën positive në vend, Fyle ka renditur edhe 5 rekomandimet që BE I ka bërë Shqipërisë.
“Së pari, synimi është të ristrukturohet bashkëpunimi BE-Shqipëri dhe të ndihmojë të ketë fokusin në integrimin. Së dyti, ne kemi konfirmuar sërish se gjithëpërfshirja dhe transparenca do të jenë elementet kyç. Ne kemi rënë dakord që të fuqizojmë më tej, këtë element të gjithëpërfshirjes së dialogut të këtij niveli të lartë. Së treti, ne kemi rënë dakord që jo vetëm të takohemi të diskutojmë për gjëra në përgjithësi, por dhe të një udhërrëfyesi konkret të shikojmë se si, Shqipëria do të japë rezultate për këto 5 prioritete kyçe. Së katërti, ne vlerësojmë qëllimin e Shqipërisë për të krijuar një platform të dialogut ku do të përfshihet jo vetëm qeveria e opozita por dhe shoqëria civile.
Dhe së pesti, kemi rënë dakord që vitin tjetër kur do të kemi një takim tjetër, kemi arritur në përfundimin që nga moment i tanishëm e deri kur të publikohet progres-raporti i ardhshëm të kemi dhe 4 takime, kjo do varet nga axhenda e të dy palëve", tha komisioneri Fyle. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama tha se “Meqë merret e mirëqenë se Shqipëria do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, çka do të thotë se deri në sekondën e fundit, Shqipëria duhet të provojë se po lëviz në drejtimin e duhur dhe se rëndësia e gjithë atij imazhi negativ të krijuar në raport me këto dy çështje themelore në sytë e vendeve anëtare do të jetë diçka që do i takojë së shkuarës”, tha ai.
Fyle në takim me Bashën: Folëm për dialog
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle përmes një postimi në Tëitter mëngjesin e djeshëm informon për takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha që u zhvillua dy ditë më parë. Fyle thotë se me kreun e PD-së është folur për dialogun politik konstruktiv. "Me liderin e PD-së Lulzim Basha për të folur për opozitën e cila duhet të luajë një rol të rëndësishëm, brenda kuadrit të ofruar nga qeveria për një dialog politik konstruktiv." Basha nga ana e tij e njohu me situatën politike dhe I siguroi mbështetjen e opozitës në integrimin e vendit.
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)