BRUKSEL- Komisioneri Stefan Fyle ka prezantuar progres-raportin me rezultatet e vendeve kandidate për anëtarësim në BE gjatë mandatit të tij në këtë detyrë. Eurokomisioneri theksoi rëndësinë e vijimit të reformave të vendeve kandidate, duke vënë theksin tek demokratizimi i institucioneve, ndarja e pushteteve dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së. Duke u ndalur tek Shqipëria, komisioneri Fyle theksoi rëndësinë e vijimit të reformave në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe raportet pozitë-opozitë. Fyle tha se qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë që debati politik të zhvillohet kryesisht në parlament.
“Negociatat për anëtarësim në BE duhet të hapen sapo vendi të ketë arritur një nivel të nevojshëm tek kriteret e anëtarësimit. Procesi ka ngecur nga përplasjet e vazhdueshme politike, por Shqipëria ka bërë progres të mirë për të përmbushur kriterin politik, falë dialogut pozitë-opozitë. Është koha që t’i japim Shqipërisë mundësi për të ecur përpara me mendimin se Shqipëria do të vijojë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat, por vendi duhet të konsolidojë vijimin e reformave, dhe të vijojë me sfidat e integrimit në mënyrë të qëndrueshme. Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë që debati politik të zhvillohet kryesisht në parlament”, tha Fyle.
Fyle: Mali i Zi po vijon reformat
Duke u ndalur tek Mali i Zi, komisioneri Fyle tha se po vijohet me reformat, ndërsa u ndal edhe tek hapat e ndërmarra deri më tani në kuadër të integrimit.
“Mali i Zi gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në negociata”, tha Fyle.
/Shqiptarja.com

VIDEO