Fyle takon Nishanin: Proges
pasi të kryeni reformat

Fyle takon Nishanin: Proges<br />pasi të kryeni reformat
Komisioneri Evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Stefan Fyle insiston se Shqipëria duhet të ruajë ritmin e reformave që të mund të bëjë përpara në procesin e integrimit.

Zyrtari evropian priti në Bruksel të martën Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani me të cilin bisedoi mbi zhvillimet e fundit politike dhe procesin integrues të Shqipërisë. Komisioneri përgëzoi Presidentin Nishani për zgjedhjen dhe i kërkoi të luajë një rol kyç në promovimin e dialogut ndërpartiak dhe vazhdimin e procesit të reformave gjithëpërfshirëse. Fyle deklaroi se Shqipëria e ka një përspektivë reale për të bërë progres në rrugën evropiane duke garantuar rezultate konkrete në adresimin e 12 prioriteteve të përcaktuara në opinionin e Komisionit Evropian.

Këtu sipas tij përfshihet edhe miratimi i ligjit mbi Gjykatën e Lartë dhe përfundimi i reformës parlamentare. "Reforma në sistemin e imuniteteve mbetet gjithashtu e rëndësishme", tha Komisioneri i cili gjithashtu nënvizoi se sa i takon shtetit ligjor, Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe efiçent. Fyle kërkon rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë kontekst ai mirëpriti angazhimin e fortë të Presidentit Nishani për reformën në drejtësi dhe në fushën e integrimit evropian. Komisioneri Fyle gjithashtu mirëpriti rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal ndërsa inkurajoi që të vazhdohet në këtë drejtim. Fyle shprehu ndër të tjera edhe angazhimin e Komisionit Evropian për të mbështetur Shqipërinë në përspektivën evropiane.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë ju tallnit menderen, shkoni flini gjumë

Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë ju tallnit menderen, shkoni flini gjumë