Fyle: Unë s’jam mik i Berishës
në FB por jam i Shqipërisë

Fyle: Unë s’jam mik i Berishës<br />në FB por jam i Shqipërisë
Nuk jam mik në listën e Berishës në facebook por jam mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Kështu reagoi sot Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle në lidhje me artikullin e botuar pak ditë më parë nga ish- kryeministri, ku akuzonte zyrtarin e lartë të Brukselit si serbofil dhe majtist të thekur që në bashkëpunim me Edi Ramën bllokuan statusin e integrimit.  

"Duket qartë që nuk jam një nga miqtë në listën e facebook të Zotit Berisha por jam mik i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve.  Kaq mund të them për atë artikull i cili ishte falso dhe i pabazuar.”- tha Fyle në konferencën e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama në përfundim të takimit të nivelit të lartë të dialogut mes Shqipërisë dhe BE-së.

Nga ana e tij Rama u pergjigj: ”Fakti që jam akuzuar dhe unë nuk përbën lajm”

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës