Fyle: Zgjedhjet 2013, një test kyç
Dhe nuk përmend 3 ligjet
LSI:Të shihet integrimi

Fyle: Zgjedhjet 2013, një test kyç <br />Dhe nuk përmend 3 ligjet<br /> LSI:Të shihet integrimi
TIRANE - Një paradite e ngjeshur me takime intenisve ishte kjo e sotmja e  Komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Europian, i cili mbërriti në Tiranë që prej ditës së djeshme për të diskutuar çfarë duhet bërë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që ato të mos kontestohen. Ndryshe nga çfarë ishte diskutuar në opinionin publik dhe në media se eruokomisioneri kishte ardhur në Shqipëri për 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Kuvend, dhe ndryshe nga deklaratat që vetë Fyle kishte bërë publike më herët po për rëndësinë e votimit të 3 ligjeve, tashmë me një tjetër fokus, apeli i erupokomisionerit ndaj politikanëve shqiptarë mban vetëm një linjë: Zgjedhjet.

Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, do të jetë një test kyç për funksionimin e mirë të institucioneve demokratike në vend. Kështu mësohet të jetë shprehur Fyle gjatë bisedimeve të tij në Tiranë me presidentin Nishani, kryeministrin Berisha e kreun e PS, Rama.

Sipas zyrës së shtypit të Komisionit Evropian në Shqipëri, e cila zbardhi takimet e Stefan Fyles me figurat politike në Tiranë, thuhet se komisioneri i bëri apel politikanëve që të zhvillojnë zgjedhjet e qershorit në përputhje me standardet ndërkombëtare, të përmirësojnë besueshmërinë dhe reputacionin e institucioneve demokratike dhe të forcojnë përgjegjshmërinë e politikanëve kundrejt qytetarëve shqiptarë.

Fyle mësohet të ketë deklaruar gjithashtu, se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm. “Iu takon politikanëve shqiptarë të forcojnë më tej procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të KE-së.

Komisioneri Fyle përsëriti që Komisioni është i vendosur të forcojë më tej procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. "I tërë procesi i reformave që kanë të bëjnë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë i qëndrueshëm, përfshirës dhe i udhëhequr nga konsensusi – në të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë", tha komisioneri Fyle pas takimeve të tij në Tiranë.

Komisioneri i diskutoi këto çështje edhe me komunitetin ndërkombëtar në Shqipëri, përfshirë edhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Lexoni këtu mbi takimet e Fyles me Nishanin, Berishën e Ramën

VIZITA E FYLES NE TIRANE DHE TAKIMET ME POLITIKANET
Paraditen e sotme eurokomisioneri shkroi në rrjetin social Twitter se: "Erdha në Tiranë për të adresuar çështjen më kyçe të shtetit modern shqiptar- Çfarë duhet të bëhet që zgjedhjet të mos kontestohen”, duke treguar qëllimin e vizitës, krejt ndryshe nga çfarë ishte diskutuar në opinion politik e media, se kishte ardhur për 3 ligjet që kërkojnë miratimin me 3/5 e votave në kuvend.

Fyle publikoi rreth orës 09:00 deklaratën e tij në Twitter, ndërsa ishte në hotel Sheraton në takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë,  BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së.  

Para se të zhvillonte takimin me Sali Berishën dhe Edi Ramën Fyle preferoi të kishte një mëngjes pune me ambasadorët e BE-së si dhe atë të OSBE-së e SHBA-së. Takimi nisi rreth orës 07:30 minuta dhe u mbajt në hotel Sheraton. Më pas rreth orës 09:30 minuta Fyle u takua me  ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, atë të OSBE-së Eugen Wollfarth dhe të SHBA-sëm, Aleksandër Arvizu.

Takimi mes ambasadorëve, Arvizu, Sequi dhe Wollfarth i nisur reth orës 09: 30 minuta zgjati gati një orë dhe Fyle iu drejtua kryeministrisë për takimin me kryeministrin Berisha dhe më pas me kreun e PS-së, (ora 12:10) në selinë PS. Takimet zgjatën përreth 1 orë.Më tej PS, në njoftimin për shtyp, bën të ditur se Rama i paraqiti Fyles propozime që garantojnë sipas tij, ndershmëri në zgjedhje.

Me presidentin Nishani komisioneri për zgjerimin e BE-së zhvilloi një takim tek restorant Sofra e Ariut. Pritet që komisioneri për zgjerimin e BE-së të largohet nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë.

fyle

AMBASADORI HOLANDEZ: ME FYLE FOLEM PER ZGJEDHJET DHE TRE LIGJET
Ora 09:40 - Ambasadori hollandez, Martin de la Beij me të dalë nga takimi në hotel Sheraton tha se “Në qendër të diskutimeve me komisionarin Fyle ishin zgjedhjet parlamentare dhe votimi i tre ligjeve që mbajnë peng vendin”

Pak ditë më parë po në profilin e tij në rrjetin sociali “Twitter” komentoi  rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare, por dhe mungesën e kulturës së kompromisit mes palëve. "Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk zgjidhin çështje kritike: si mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”, -shkruante komisioneri Fyle në “Twitter”.

Ndërkombëtarët kanë në vëmendje zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Madje BE ka deklaruar se zhvillimi i tyre sipas standardeve janë  kusht për fillimin e negociatave me BE.
 
PO TRE LIGJET?
Miratimi në parlament të tre ligjeve të përcaktuara nga Brukseli si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat janë një tjetër temë që do të diskutohet nga komisioneri në takimet që do të zhvillojë sot paradite. Nuk dihet nëse ai do t’ju paraqesë palëve një formulë kompromisi apo thjesht do të përpiqet që të ushtrojë trysni në emër të interesit që vendi të përparojë në rrugën e integrimit. Mes palëve politike shqiptare janë në lojë edhe llogaritë elektorale, të cilat e kanë rritur më tej tensionin e brendshëm. Në muajin mars tre ligjet e vëna kusht nga Brukseli për të marrë statusin e vendit kandidat duhet të marrin përgjigje nga palët politike.  Pak ditë më parë Komisioneri evropian i Zgjerimit, gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian u shpreh se: “Do të ishte mëkat nëse tre ligjet, kusht nga Komisioni Evropian, nuk do të votoheshin”.

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar