TIRANE - Komisioneri evropian i Zgjerimit, Stefan Fyle ka komentuar në profilin e tij në rrjetin sociali “Twitter” zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri dhe rëndësinë e tyre në raport me integrimin evropian.
Pak ditë para vizitës së tij në Tiranë, eurokomisioneri deklaron se zgjedhjet janë të rëndësishme, por se nuk janë të vetmet që mund të sjellin zgjidhjen e situatës politike në vend.
Eurokomisioneri nënvizoi se politikës shqiptare i mungon kultura e kompromisit.
“Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk zgjidhin çështje kritike: si mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”, -shkruan komisioneri Fyle në “Twitter”.
Më herët, gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Fyle u shpreh se: “Do të ishte mëkat nëse tre ligjet, kusht nga Komisioni Evropian, nuk do të votoheshin”. Kështu ka deklaruar komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian.
Komisioneri europian për Zgjerimin Stefan Fyle pritet të vizitojë Tiranën në fillim të javës së ardhshme në një përpjekje të fundit për të mundësuar një rrugëzgjidhje për miratimin në parlament të tre reformave të përcaktuara nga Brukseli si kusht që vendi të marrë statusin kandidat.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com