Ana tjeter e ushtrisë! Vajzat komando që sfiduan terroristët dhe kamikazët në Afganistan

Për të gjithë ju që mendoni se ushtria është profesion vetëm për burra, Etleva ju vërteton të kundërtën.

Etleva Çerma është 32 vjeç dhe është një nga 1382 vajzat që janë pjesë e Forcave të Armatosura. Ajo është komandante skuadre në Forcat Tokësore.

Tetare Çerma, ashtu si quhet nga anëtaret e komandës së saj, tregon vështirësitë që has në këtë profesion, të cilësuar shpesh për burra.

Çerma: “Kam dy vajza. Njëra sapo mbushi 18, ndërsa njëra është 16-vjeç. Dhe ato e ndjejnë prezencën që e kanë nënën e vet ushtarake”.

Ndër të tjera komandantja e skuadrës na tregon dhe përgatitjet që bëjnë në rast të misioneve të ndryshme.

Çerma: “Përgatitjen fizike ne e kryejmë te fushat e sportit. Do shkojmë të ndjekim stërvitjen me vajzat”.

Etleva është nënë e dy vajzave. Një tjetër sfidë për të është dhe largimi nga fëmijët, pasi jo pak herë i ka pasur larg për periudha të gjata kohore, gjatë misioneve të ndryshme jashtë vendit. Por e rritur në një familje oficerësh, Etleva thotë se familja është mësuar me punën e saj si ushtarake.

15 vite shërbim në Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe 2 misione ushtarake të rëndësishme në Afganistan. Kjo është Enkelejda Tyrku, e cila tashmë jep edhe mësim për oficerët e rinj. Eksperiencat më të rëndësishme për të janë misionet në Afganistan, aty ku ka kaluar dhe sfidën më të madhe të punës së saj.

Enkelejda: “Situata në Afganistan atëherë ka qenë edhe më e ndezur, ka pasur më shumë konflikte. Një moment që unë kam qenë e papërgatitur ishte sulmi që iu bë bazës, ai alarmi dhe situata që krijohet, të duhet një moment të mbledhësh forcat e të kuptosh se për çfarë ke ardhur, dhe cili është pozicioni jot. Ky ka qenë ai moment që unë kam sfiduar veten, dhe kam thënë, po tan ii kam kaluar të gjitha vështirësitë”.

Për Enkelejdën të punojë në një ambient ku mbizotërojnë burrat nuk ka qenë aspak e vështirë dhe nuk është ndjerë asnjëherë e paragjykuar. Përkundrazi, është ndjerë gjithmonë e mbrojtur.

Enkelejda: “Respekti, miqësia, bashkëpunimi krijohen gjatë rrugës dhe gjatë gjithë këtyre sfidave që ne i kalojmë bashkë. Kështu që ata bëhen miqtë më të mirë, kështu që çështja e paragjykimit tregon se i ke vështirësitë e vetes jot e ambient. Sepse ambient është gjithmonë miqësor, për sa kohë je pjesë e grupit, jep kontributin tënd”.

Ndërsa momenti më i vështirë për të është misioni i parë në Afganistan, pasi në atdhe kishte lënë vajzën e saj 1-vjeç.

Enkelejda: “Vështirësia më e madhe është misioni i parë në Afganistan, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe atë individual sepse sapo isha bërë nënë, dhe vajzën e kam lënë 1 vjeç e gjysëm. Më bëri njeri më të fortë. Vajza ime sot e shikon me shumë pasion uniformën, dhe kur sheh persona të veshur me veshje ushtarake thotë mami ata janë shokët e tu”.

Por përveçse vajza ushtarake, disa prej tyre ushtrojnë edhe një tjetër profesion në komandon e Forcave Tokësore.

Fjorela Demi është nëntogere dhe stomatologe. Ajo ka studiuar në Greqi, por prej vitesh vazhdon aktivitetin e saj në Shqipëri. Për Fjorelën ka pasur shumë vështirësi, por sot gëzon për suksesin e saj.

Fjorela: “Përshëndetje, unë jam nëntogere dhe stomatologe Fjorela Demi. Jam integruar në jetën ushtarake që në moshën 18-vjeç. Jeta në ushtri është psikologjikisht e vështirë, por dhe në aspektin fizik është pak më e vështirë se meshkujt për arsye biologjike, por gjithsesi është çështje besimi dhe durimi”.

Numri i grave që janë pjesë e Ushtrisë është rritur shumë vitet e fundit. Në Forcat e Armatosura janë gjithsej 1382 vajza. Në rekrutimet e bëra për ushtare për vitin 2019 janë shpallur fituese 143 rekrute, të cilat më datë 18 shkurt filluan stërvitjen individuale në Bunavi. Pritet që në rekrutimet për ushtare për 6 mujorin e dytë të vitit 2019 të ketë më shumë shtetase femra për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 24/02/2019 14:58

    Vajzave me uniforme.i uroj suksese ne karieren e tyre ushtarake dhe ne familje. Qenia e nje gruaje nen uniforme ushtarake eshte nder por edhe sakrifice. Gruaja shqiptare ka humbur shume ne shoqerine tone ndobese qe ne lashtesi ka qene mbeshtejtja kryesore e burrit si bashkshort ashtu edhe si burre shteti. Mos u merrni me problemet personale te familjes dhe se edhe pwriudha e shkollimit eshte pjese e karieres ushtarake. Suksese Vajza! Do te gezoni admirimin dhe respektin e shoqerise se civilizuar.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 23/02/2019 11:28

    Paska qene 14 vjece zonja kur ka lindur vajzen qe e paska 18 vjece

    Përgjigju
  • miri kola: 23/02/2019 10:40

    32 vjec, vajza 18 vjec, si shpejt paska dale ne jete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja