Kontingjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s 'Sea Guardian'.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga operacioni në rrjetet sociale, duke nënvizuar rolin aktiv të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës.

‘Kontigjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s ‘Sea Guardian’. Ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë prioritet absolut të Mbrojtjes 2030’, shkruan Edi Rama.