Fytyra e Monika Kryemadhit zonë krimi, 287 mijë euro ndërhyrje estetike në San Marino, nuk i deklaroi në ILDKP

Fytyra e Monika Kryemadhit zonë krimi, 287 mijë euro ndërhyrje estetike në San Marino, nuk i deklaroi në ILDKP

Monika Kryemadhi

Disa transaksione bankare të zbuluara nga shërbimet partnere konfirmojnë pastrimin e qindra mijëra euro (para të pista) nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta për ndërhyrje estetike. Pjesë një dosje të re është edhe një dokument inkriminues, të cilin unë e kam parë së fundmi.

Dokumenti konfirmon një transaksion bankar të Monika Kryemadhit, me vlerë 287 mijë euro, për ndërhyrje estetike në fytyrë, në një klinikë në San Marino. Transkasioni nuk është deklaruar nga Monika Kryemadhi në ILDKP, fakt i cili e vesh automatikisht kryetaren e LSI me përgjegjësi penale.

Praktikisht nuk ka asnjë alibi, hapësirë dhe manovër që SPAK të mos marrë të pandehur Monika Kryemadhin, në momentin që dokumenti të referohet në organin e akuzës. Dhe ky transaksion është vetëm maja e ajsbergut.

Duke e përfytyruar gjithmonë drejtësinë si Adriatik Llallën, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë lënë kudo gjurmë me transaksione me vlerë miliona euro, për ndërhyrje estetike, dobësim, investim në pasuri të palujtshme jashtë vendit etj. Ndërkaq, një sekser pritet të pendohet, i cili do të bëjë të harrohet Nuredin Dumani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeli Hasina: 19/11/2024 17:05

    SPAK dhe personazhet politikë që hetohen nga ajo janë faqe të së njëjtës monedhë,mjet në duart e palës në fuqi për të larë hesapet .Sdq kundrejt kësaj familjeje të urryer ka aq shumë fakte sa është e pamundur të mos i mbyllësh brenda familjarisht për nja 100 vjet se stolin nuk ua heq dot mqs kemi ligje demokratike për kriminelët e çdo lloj brumi.

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/06/2022 05:24

    Fytyra e Monikes si bythe e gomarit

    Përgjigju
  • Eli: 20/06/2022 00:52

    Jane disa si monika qe kryejne keto estetiket ne San Marino. Si nga DAP ashtu edhe rangje te larta pasi ka disa mjeke shqiptare qe punojne aty prej shume vitesh dhe i kane terhequr moniken dhe te tjere

    Përgjigju
  • Tiku: 19/06/2022 23:36

    Je i madh o Adriatik! Po lene ftyren, po shiko shkollat e kalamajve Nga 25 mije € secili x 3 femije sa bejne ne vit Plus vilen qe kane ne zonen me te mire te londres Dhe makinat Range Rover te fundit qe levizin Per te shkuar ne shkolle dhe kudo shkojne, Se ato i ndrrojne makine sic ne nuk ndrrojme dot As corapet! Po shume mire bejne o Tiku, se ne sjemi popull, Ti dalim perpara ti kerkojme llogari, tia grisim kemishen, Por ne e nderojme dhe ai vazhdon e leviz serbes ne cdo kafe E restorant i qete dhe me mendjen populli e do Ate dhe monika crv.. Respekt per popullin tim te shkrete.

    Përgjigju
    • Besmir: 21/06/2022 19:56

      Thjeshte faturat e shkollave te kerkoje SPAK dhe mbaron pune ska nevoje te merret me fytyren e ndyre te Mones

  • www.youngtribune.com: 19/06/2022 23:00

    Monika Kryemadhi kur ka vizituar Los Angeles heren e fundit ka bere nderhyrje ne nje qender estetike ne zonen afer Beverly Hills. Dy vizita ne dite te ndryshme. Nje sherbim qe ajo ka marre kushton 18.000 $ . Ketu konfidencialiteti ruhet po cmimet e sherbimeve jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve