Gërbeshi: Vendimi çimento, Kusari të shkarkohet

Gërbeshi: Vendimi çimento, Kusari të shkarkohet
Deputeti i parlamentit të Kosovës, Emin Gërbeshi nga AKR, parti kjo në koalicion me PDK nuk është i kënaqur më punën që po bënë Qeveria e Kosovës dhe akuzon PDK se e ka anashkaluar komplet programin e Aleancës Kosova e Re.

Gërbeshi ka kritikuar ashpër ministren Mimoza Kusari-Lila për vendimin për t’i vënë taksë të lartë doganore çimentos nga Shqipëria, citojnë mediat në Kosovë gazetën Tribuna.

Nëse ministrja nuk e tërheqë vendimin, ai ka thënë se nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa Kusari-Lila të shkarkohet.

“Ne do bëjmë presion nëpërmjet nënshkrimeve të deputetëve, ngritjen e mocioneve, do të kërkojmë interpelancë dhe një mosbesim në fund të fundit, ndaj saj dhe nëse kryeministri nuk e tërheqë, atëherë do të kërkojmë mocion votëbesimi edhe ndaj Qeverisë”, ka thënë Gërbeshi.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital