Gërdeci, e shtuna e zezë e 15 marsit 2008

TIRANE- E shtunë 15 mars 2008. Në orën 12:05 shpërthime të njëpasnjëshme të cilat u pasuan nga një shpërthim i fuqishëm 15 km larg Tiranës do të trondiste mbarë vendin.

Kishte shpërthyer fabrika ( nga prokuroria e cilësuar si punishte) e demontimit të municioneve “Albademil”, duke shkaktuar 26 të vdekur, 300 të plagosur dhe dëmtimin e qindra banesave e godina biznesesh.

Në kushte aspak normale burra, gra dhe fëmijë çmontonin fishekë dhe predha të artilerisë nga më të lehtat deri tek më të rëndat, e gjitha kjo veprimtari kryhej në fabrikën e demontimit në Gërdec.

Tre ditë mbas tragjedisë më 18 mars 2008, nga qeveria u shpall ditë zie kombëtare dhe protesta të shumta qytetare vijuan. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë (një javë më pas). Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një "...përgjegjësi morale.". Edhe pse në fillim grupet opozitare do të qëndronin pasive ndaj ngjarjes (si shenjë solidariteti për tragjedinë), më pas ata do të akuzonin drejtpërdrejtë qeverinë si shkaktare të tragjedisë.

Ngjarja la një shije të hidhur në opinionin publik, por do të ishte artikulli i gazetës së Neë York Times, i cili zbuloi skandalin e trafikut të armëve drejt Afganistanit dhe që do të shkaktonte debate të ashpra politike në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Artikulli "Supplier Under Scrutiny on Arms for Afghans" i shkruar nga C. J. Chivers, Eric Schmitt dhe Nicholas Ëood, i publikuar më 27 mars të vitit 2008, nuk u mor parasysh nga qeveria, madje kryeministri Sali Berisha e quajti artikullin "Letër higjienike".

Për trafikun e armëve ende nuk ka asnjë proces të hapur ndërkohë që Efraim Diveroli, trafikanti amerikan i armëve, kompania e të cilit arriti disa vjet më parë të siguronte një kontratë 300 milionë dollarëshe me departamentin amerikan të Mbrojtjes, është dënuar me 4 vjet burgim.

Biznesmeni i ndjerë, Kosta Trebicka është personi që e njohu publikun shqiptar me rolin e Efraim Diverolit në trafikun e armëve. Pak ditë pas tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec, Trebicka deklaroi se në një bisedë me tregtarin e armëve, bosi i AEY-së i kishte rrëfyer se në këtë aferë ishte përzier edhe kryeministri, edhe djali i tij, Shkëlzen Berisha.
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike