Gërdeci, familjarët e viktimave: Jeta
biznes i mirë për drejtësinë shqiptare
Zbutja e vendimeve nga Gjykata e Apelit për të akuzuarit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit përbëjnë momentin më korruptiv të shtetit. Është kjo akuza që familjarët e viktimave të Gërdecit, kanë lëshuar përmes një komunikate për shtyp pasditen e sotme.
TIRANE - Zbutja e vendimeve nga Gjykata e Apelit për të akuzuarit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit përbëjnë momentin më korruptiv të shtetit. Është kjo akuza që familjarët e viktimave të Gërdecit, kanë lëshuar përmes një komunikate për shtyp pasditen e sotme. “Korrupsioni shtetëror dhe privat na vrau në mes të ditës”, lexohet në reagimin e tyre referuar vendimit të trupës gjykuese. Të zhgënjyer nga pritja 5-vjeçare për drejtësi, ata theksojnë se e vetmja gjë që kanë kuptuar gjatë kësaj periudhe është sa pak vlen jeta e viktima që është një “biznes shumë i mirë për të ashtëquajturin sistem të drejtësisë shqiptare”.
“OPINIONI PUBLIK TE ÇOHET, TE NDESHKOJE VENDIMIN”Ndërkohë, tre prej tyre, Afërdita Çanga, Mimoza Kruja dhe Zamira Durda, gjatë një interviste në studion e A1Report, e cilësuan situatën e sotme në gjykatë “një katrahurë të vërtetë”. Çanga dhe Kruja kanë humbur bashkëshortët në tragjedinë e Gërdecit, ndërsa Durda djalin e vogël. Përveç ricilësimit si të turpshëm të uljes së dënimit për të akuzuarit kryesorë, tre gratë i bënë thirrje opinionit publik që “të çohet” dhe “të ndëshkojë” vendimin. “Është leku në mes, korrupsioni është kudo”, u shprehën ato, duke shfaqur kështu zhgënjimin që kanë marrë nga drejtësia shqiptare. Sipas tyre, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit me vendimin e tyre nuk patën respekt për profesionin dhe u treguan të pamoralshëm, por “Zoti do të vërë peshoren, atij ia kemi lënë në dorë”, shtojnë tre gratë.
Në vijim deklarata e plotë e familjarëve të viktimave: Familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit deklarojnë se e kanë jetuar me indinjatë të thellë të gjithë atmosferën që pararendi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe me dhimbje e mosbesim dispozitivin që përcaktoi dënimet e zbutura për fajtorët e tragjedisë që simbolizon momentin më korruptiv të shtetit.
Gjykata e Apelit sot ishte e rrethuar me mbi 100 efektivë të policisë të cilët patën vullnetin dhe kujdesin të na kontrollonin imtësisht përpara se të futeshim në sallën e gjyqit. Kontrolli ishte i rreptë dhe serioz por ndaj personave të gabuar, viktimat e vërteta të kësaj ngjarje të kobshme. Viktimat e vërteta pasi kaluan kontrollin serioz e një shteti që nuk egziston nuk mundën të dëgjonin vendimin e gjykatës në kushtet normale për shkak se ngelën jashtë dyerve të sallës ku u mor ky vendim.
Situata vazhdoi të ishte jonormale për gjatë gjithë kohës që kryetari i Gjykatës së Apelit dhe Kryesuesi i trupës gjykuese lexonte dispozitivin e vendimit. Më pas, pavarësisht si ishim prezent morrëm vesh nga mediat se fajtorët e këtij shpërthimi ishin shpërblyer me ulje të dënimeve deri në masën 30 % .
Pamundësia për të patur drejtësi na bën që ti drejtohemi opinionit publik duke e lajmëruar për rrezikun e vërtetë për ta, fëmijët e tyre dhe njerëzit më të dashur. Fakt është që korrupsioni shtetëror dhe privat na vrau në mes të ditës. Fakt është që drejtësia shqiptare krijoi çdo kusht që fajtorët të mos merrnin dënimin e merituar. Fakt është gjithashtu që ende opinioni publik ka dilemën nëse fajtorët megjithëse të dënuar në masë qesharake do ti drejtohen ose jo qelive të burgut. Është e dhimbshme që pas 5 vjetësh rropatjesh në dyert e drejtësisë kemi zbuluar vetëm se jeta vlen shumë pak për viktimat dhe është biznes shumë i mirë për të ashtëquajturin sistem të drejtësisë shqiptare.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56