Gërmohet pa leje, shkulen
bunkerë në Parkun e Finiqit

Gërmohet pa leje, shkulen <br />bunkerë në Parkun e Finiqit
TIRANE-  Në zonën e Akropolit të Finiqit, fshatarët dhe banorët e trevave rrotull nuk i pengon më askush, jo vetëm që të bëjnë gërmime ilegale, por edhe të vijojnë të shkulin bunkerët e shpërndarë të cilët për fat të keq janë ngritur në kohën e diktaturës shumë pranë tempujve antikë. Auron Tare, njëri nga anëtarët e forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që ka qenë dje në Finiq ka kapur në flagrancë dhe ka fotografuar fshatarët e zonës si shprishës dhe shpërfillës ndaj vlerave të parkut antik, të cilët nuk e kanë aspak frikën e ligjit dhe të ndëshkimit. Ata hyjnë pa leje dhe bëjnë ç'të duan me një nga kryeqendrat kombëtare arkeologjike. Siç pohon Auron Tare, pasi ka dërguar fotot dhe faktet në Shqiptarja.com, fshatarët shprehen se drejtori i ri Pano Gunari nuk e vret mendjen për Parkun. Kështu duke u ndjerë të lirë të bëjnë ç'të duan, ata bëjnë një bisedë me anëtarin e forumit Auron Tare, fragmentin e së cilës ne do ta botojmë të plotë. Auron Tare thotë: "Ja fotoja e bërë sot në zonën e Akropolit të Finiqit, që tregon më së miri se në çfarë gjendje vazhdon të lëngojë Trashëgimia jonë Kulturore. Mu në zemër të Parkut Arkeologjik të Finiqit, e cila sipas ligjit ka një administratë prej 10 vetëve e ruhet me roje, e ka një drejtor, e më the e të thashë..., ndërkohë fshatarët e zonës shkulin bunkerët e gjendur vetëm pak metra nga tempujt antikë." Ndërsa dëshmon se edhe në "një prej tempujve antike ishte gërmuar në thellësi të madhe me sa duket për thesare, Auron Tare ka vënë re se askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr për këtë gërmimin ilegal. "Dhe ja sot ditën për diell fshatarët vazhdojnë gërmimin duke dëmtuar objektet arkeologjike", thotë Auron Tare duke na treguar edhe bisedën që ka zhvilluar me banorët të cilët shkulin bunkerët e bashkë me to dëmtojnë objektet arkeologjike mu në zemër të parkut antik. Gjatë kësaj bisede për fat të keq mësojmë se këta fshatarë të varfër e të pavetëdijshëm për krimin e kryer e bëjnë këtë duke e ditur mirë se drejtori Pano Gunari nuk e vret mendjen për monumentet, sepse e ka vënë në punë deputeti Astrit Patozi. Mungesën e vrasjes së mendjes fshatari e rrëfen me zhargon popullor për të shprehur sa më qartë shkallën sipërore të moskokëçarjes së drejtorit të Parkut Arkeologjik, sepse ai thotë që drejtori as për Ministrin e Kulturës "nuk e rruan". Më poshtë kemi të zbardhur bisedën e plotë:
"Auron Tare: Çfarë bëni këtu, more çuna?
Fshatari: Ja, shkulim bunkerët
Auroni: Po kjo është zonë arkeologjike, e dini?
Fshatari: Po e dimë
Auroni: Kush është drejtor këtu?
Fshatari: Një drejtor i ri, një Pano Gunari
Auroni: Po ai..., ju ka lejuar?
Fshatari: (nuk di ç'të thotë)
Auroni: Do ta bëjmë problem tek Ministri i Kulturës.
Fshatari: Ai nuk e rruan për Ministrin e Kulturës. E ka vënë në këtë punë deputeti Astrit Patozi. Ai dha lejet e gjithë Sarandës dhe nuk e preku njeri.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje