“Të gatuajmë me zonjën Tefta” rubrika më e ndjekur nga amvisat në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në A1 Report, çdo ditë vjen me surpriza në gatime dhe receta të thjeshta e të shijshme.
Por, në këtë rubrikë vijnë edhe të ftuar chef kuzhinier të cilët ndajnë eksperiencat e tyre në fushën e gastronomisë duke këshilluar amvisat dhe njëkohësisht duke gatuar në studio për të përcjellë artin e tyre në gatime me receta të shumëllojshme.
I ftuar ditën e sotme në kuzhinë bashkë me zonja Teftën dhe Eneida Xhelili ishte pjesëmarrësi i MasterChef Albania 2 Gezim Balashi, gjithashtu chef kuzhinier në një prej restorantet mjaf me emër në Tiranë. Gëzimi mori pjesë në kompeticionin MasterChef Albania 2 dhe shkoi deri në finale.
Deri këtu ai u skualifikua edhe pse ai e ndjen veten fitimtarë në këtë kompeticion për pjesëmarrjen dhe për arritjen deri në atë pikë të kualifikimit.

Gezimi, një djalë i ri me ambicie të mëdha në fushën e gatimeve, i specializuar për sigurinë ushqimore ka një pasion të madh për të gatuar e për të krijuar pjata të veçanta dhe të shijshme.
Ai u ofroi të gjitha amvisave nëpërmjet ekranit të A1 Report dy receta.

Në recetën e parë që Gëzimi gatoi ishte fileto peshku levrek i bërë role. Roleja u mbush me karkaleca të shoqëruar me dy shije të ndryshme puresh: pure patate dhe pure spinaqi.
Ndërsa receta e dytë që u servir në këndin e kuzhinës së “Rreze Dielli” u krijua vetë nga Gëzimi. Një pjatë shumë e thjeshtë dhe praktike të cilën Gëzimi e quajti mollë e nxehtë me fruta pylli.

Receta e parë: Role peshku ne avull
Levrek 400 gr
Karkaleca 4 copë
Rozmarinë
Dafinë
Koriandër
Panxhar
Vaj Ulliri
Limon
Kripë, Piper i zi

Receta e dytë: Mollë me fruta pylli
Mollë 2 kokrra
Mjaltë 150 gr
Arra 50 gr
Fruta pylli

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com