Gëzohet Kryemadhi: Shqipëria
do ndjekë shembullin e Kavajës

TIRANE-Nënkryetarja e LSI-së dhe deputete e kësaj force Monika Kryemadhi shprehet entuziaste për fitoren e PD-së në Kavajë.

Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Kryemadhi thotë se qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Ajo i shpreh mirënjohjen kandidatit të LSI-së që doli i treti, por nuk heq dorë edhe nga slogani “LSI forcë e parë”.

“Përshëndetje qytetarë të Kavajës! Pavarësisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë LSI forcë e paparë”,  shkruan Kryemadhi.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen disa familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë

Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen disa familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë