Talenti gjerman Mario Götze ka refuzuar skuadrën e Arsenalit sërish, në një tentativë të fundit të londinezëve për ta blerë. Futbollisti që po shkëlqen me kobëtaren gjermane në moshën 19 vjec, ka rinovuar kontratën me skuadrën gjermane Borussia Dortmund.

Talenti gjerman ka arritur një marrëveshje më Borusia Dortmundin që të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në vitin 2016, duke pranuar kontratën e re që ia prezantoi kampioni gjerman. Ky lajm duket shumë i hidhur për skuadrën londineze Arsenal, e cila kishte shenjëstruar Götzen si lojtarin e radhës për ta transferuar në Emirates.

Mario Gotze iu bashkua Dortmundit në moshë 9 vjec dhe bëri debutimin si profesionist në Westfalenstadion, në moshën 17 vjec.