G20, Obama dhe Putin thyejnë
akullin, 20 minuta takim në Turqi

G20, Obama dhe Putin thyejnë<br />akullin, 20 minuta takim në Turqi
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë takuar për rreth 35 minuta në Turqi, ku po mbahet Samiti G20.

Takimi i tyre u mbajt në kafe gjatë pushimit të samitit, ku në tavolinë ishte e ulur dhe Këshilltarja për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Susan Rise dhe një ndihmës rus që bëri rolin e përkthyesit. Diskutimi i tyre ishte i pa dëgjueshëm për gazetarët.

Shtëpia e Bardhë thotë se takimi që zgjati 35 minuta u përqendrua tek bisedimet për t'i dhënë fund luftës civile në Siri, ku dy liderët ranë dakord që vendi ka nevojë për tranzicion politik të udhëhequr nga sirianët. Tranzicioni mund të ndërmjetësohet nga OKB dhe të vendoset armëpushim.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Putin kanë diskutuar dhe për konfliktin në Ukrainë si dhe presidenti amerikan i ka shprehur homologut rus ngushëllime për viktimat e rrëzimit të avionit rus muajin e kaluar.

Më herët, Putin dhe Obama shtrënguan duart dhe biseduan për 6 sekonda duke thyer akullin për të parën herë që pas kohës që Moska nisi fushatën e sulmeve ajrore në Siri.
 
Obama dhe Putin, takimet e të cilëve më parë dominoheshin nga fytyra të akullta dhe gjuha e trupit, shtrënguan dorën e njëri-tjetrit dhe shkëmbyen disa fjalë para se të vendoseshin në vendet e caktuara për foton e rastit.
 
Diskutimi i tyre i shkurtër nuk u arrit të dëgjohej nga gazetarët. Ndërkohë që pas këtij takimi 6 sekonda, Obama dhe Putin iu bashkuan liderëve të tjerë për foton e rastit.



  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja