/ATSH-DPA/ - Shefat globalë të financave kanë bindur Kinën për t'iu bashkuar një pakti paqeje valutore pas zhvlerësimeve të gushtit, që ngriti frikërat e një lufte monedhash.
"Kina dhe anëtarët e tjerë të grupit të 20 kombeve ranë dje dakord për t'u përmbajtur nga zhvlerësimet konkurruese dhe per t'iu rezistuar të gjithave formave të proteksionizmit", sipas komunikatës përfundimtare nga takimi dyditor i G20-tes në Ankara, Turqi.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë ishte në fokusin e takimit për shkak të rënies së fundit në tregun e aksioneve te juanit, që ngjalli panik te investitorët në mbarë botën.
Delegacioni kinez tha se zhvlerësimi i monedhës nuk ishte një përpjekje për të marrë eksportet nga konkurrentët e tyre ndërkombëtare.
"Shpjegimi i tij u pranua nga delegatët e tjerë", deklaroi një zyrtar për "Bloomberg News".
Banka Qendrore e Kinës lejoi rënien e juanit pasi indeksi i Shangait humbi rreth 40 për qind në mesin e qershorit
/Shqiptarja.com