Gabimet mjekësore
që bënë revolucion

Gabimet mjekësore<br />që bënë revolucion
Gabimi është diçka e pashmangshme në profesionin e mjekut, por e rëndësishme është të mësojmë nga gabimet tona. Prandaj shmangia e këtyre gabimeve të hasura në praktikën e përditshme i solli një frymë të re shërbimit shëndetësor e mbi të gjitha implikimeve ligjore të dëmtimeve të mundshme.
Ndihma e parë në trauma
Në 1976, Jim Styner, një kirurg ortoped, pati një aksident ajror së bashku me familjen që e shoqëronte. Gruaja e tij humbi jetën dhe tre nga katër fëmijët e tij patën dëmtime të rënda. Ata nuk morën kujdesin e nevojshëm në spital çka shërbeu si shtysë për Dr. Jim Styner që të zhvillonte më tej kujdesin primar në pacientët e politraumatizuar në orën e parë pas aksidentit, quajtur edhe ndryshe ''ora e artë''.Kjo tragjedi familjare që i ndodhi dhe gabimet mjekësore të cilat e ndoqën atë, ndryshuan standartin e kujdesit në aksidentet traumatike.
Monitorimi gjatë anestezisë
Xhuli ishte 39 vjeç kur u paraqit në spital për një ndërjyrje kirurgjikale që konsistonte në heqjne e mitrës. Ajo vdiq në sallën e operacionit. Autopsia tregoi që anestezistët kishin vendosur në mënyrë të gabuar tubin e anestezisë në ezofag, dhe jo në trake siç duhet të ndodhte normalisht. Nga kjo ngjarje mori zhvillim përsosmëria e teknikave të monitorimit të dioksidit të karbonit gjatë anestezisë. Përdorimi i këtyre standarteve të reja e ka reduktuar mjaft përqindjen e dëmtimeve të trurit si pasojë e mungesës së oksigjenit duke e çuar raportin e ngjarjeve të padëshiruara gjatë anestezisë nga 1/10000 në 1/200000, në më pak se 2 vite
Monitorimi i rrahjeve fetale
Edi dhe Sandra prisnin lindjen e femijës së tyre të parë. Lindja e Sandrës ishte e gjatë kështu që mjekët obstetër vendosën t'i jepnin asaj Oksitocinë-një medikament për tërritur kontraksionet muskulare në mënyrë që lindja të shpejtohej. Për fat të keq administrimi i kësaj substance çoi në një dëmtim të foshnjës që do të lindte. Pas kësaj ngjarjeje, monitorimi i kontraksioneve të mitrës dhe ritmit të zemrës tek fetusi ende i palindur përbën një nga standartet mjekësore në parandalimin e situateve të emergjencës gjatë aktit të lindjes. Monitorimi elektronik i rrahjeve fetale fillimisht është aplikuar në 1960 dhe që prej asaj kohe ka patur një përdorim të gjërë.
Amputimi i gjymtyrës së gabuar
Aleksi pati një përplasje me makinë nga ku theu të dyja këmëbët e tij. Pas një arteriografie u vu re se fatmirësisht këmba e djathtë mund t'i shpëtonte amputimit për shkak të gjendjes së saj më të mirë. Tekniku në departamentin e radiografisë bëri një ngatërrim të filmave dhe kirurgu ortoped amputoi këmbën e gabuar. Pas kësaj ngjarjeje u hartuan protokolle të caktuara në të cilin përfshiheshin markimi para kirurgjisë i gjymtyrës për t'u amputuar, pjesëmarrjen e pacientit në këtë proces dhe rikontrollin përpara operacionit.
Numërimi i fashave
Tomi ishte 12 vjeç kur u paraqit ne spitalin pediatrik me dhimbje të forta të barkut. Tre dite pas një operacioni për heqjen e apendesitit, ai ankoi për një temperaturë shumë të lartë. Një javë më pas, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje tjetër kirrugjikale ku u zbulua prania e një fashe të harruar brenda barkut të tij. Numërimi i fashave apo pecetave sterile si dhe i instrumenteve pas një procedure kirurgjikale është dicka shumë e rëndësishme. Stafi i infermierëve duhet t'i nënshtrohet një trajnimi të mirëfilltë për të shmangur këto lloj pakujdesish.
Alergjitë medikamentoze
Beti, 15 vjeç, teksa mjekohej për një infeksion pati një reaksion alergjik nga penicilina që i kushtoi asaj humbjen e jetës. Asnjë nga stafi mjekësor nuk e pyeti atë më përpara nëse kishte apo jo alergji të njohura nga penicilina. Sot, plotësimi i formularit mbi alergjitë e njohura të një pacienti, i kushtohet një vemendje e lartë. Kjo ka çuar në parandalimin e mjaft rasteve fatale në ambjentet spitalore.
Përdorimi i Kaliumit
Linda kishte probleme gjatë tre mujorit të parë të shtatzanisë. Ajo kishte shumë të vjella gjë që çoi shpejt në një dehidrim të trupit me humbje të sasive të mëdha të kaliumit. Për të korigjuar këtë, infermierja e urgjencës i injektoi një sasi shumë më të madhe kaliumi duke bërë që pas një ore, Linda të humbte jetën. Administrimi i kaliumit dhe mineraleve të tjera në spitale duhet bërë me një kujdes stë veçantë pasi pasojat mund të jenë fatale.
Ulçera dekubitale
Fredi ishte 72 vjec kur pati një aksident automovilistik prej të cilit theu këmbën. Pas mjekimit, ai u detyrua të qëndronte në spital për javë të tëra pa lëvizur nga krevati. Si rrjedhim ai zhvilloi ulçera të rënda në rregjionin e të prapmeve, të quajtura ndryshe ulçera dekubitale. Infermierët nuk e ndihmuan të lëvizte dhe si rrjedhim mjekët u detyruan t'ia amputonin të gjithë këmëbn. Tani ekzistojnë protokolle të gjera mbi parandalimin e ulçerave dekubitale në pacientët e imobilizuar si pasojë e sëmundjeve të ndryshme. Stafi infermieristik është trajnuar për të ndihmuar pacientët të lëvizin çdo dy orë si dhe për të marrë të gjitha masat e tjera të sigurisë si psh. ndryshimi çarçafëve, aplikimi i pomadave të ndryshme etj. Në pavione të caktuar janë kontraktuar edhe fizioterpaistë të cilët ndihmojnë pacientët të lëvizin.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza