Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se edhe për vitin 2018 do të jenë në dispozicion 50 mijë viza për të gjithë të interesuarit për Lotarinë Amerikane.

Pjesë e këtij programi është edhe Shqipëria ku çdo vit aplikojnë mijëra persona.

Si çdo vit, edhe këtë herë përzgjedhja do të jetë në dorë të shortit kompjuterik, ndërsa një prej kushteve bazë është saktësia e atyre që ju shkruani në formular.
Aplikimi për vizat 2018-2019 fillon në datën 3 tetor 2017 dhe data e fundit e aplikimit do të jetë 7 nëntori i po këtij viti.

Gabimet që s’duhet të bëni:

-Mos aplikoni më shumë se njëherë.

-Mos prisni ditën e fundit për të aplikuar (mund të bllokohet serveri dhe aplikimi juaj nuk aprovohet nga sistemi).

-Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm; (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12 vjet shkollë të plotë); ose të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5-viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar.

-Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentin amerikan të Punës O*Net OnLine. Në qoftë se ju nuk mund të plotësoni të dyja kërkesat e mësipërme, ju nuk duhet të aplikoni në Programin e Lotarisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com