Trajneri Rolando Maran ka qenë i kënaqur me paraqitjen e kombëtares, teksa thotë se një vendim i arbitrit dhe disa gafa në portë sollën fitoren e Finlandës.

“Ishte një penallti shumë e mundshme. Shumë e qartë. Mendoj se Shqipëria sonte meritonte shumë më shumë se rezultati që mori,”-tha fillimisht Maran për gazetarët finlandez.

“Deri te goli i tyre u pa një skuadër e vetme në fushë, Por edhe pas golit, kam shkuar të shoh rastet dhe patëm më shumë raste ne, nuk i lejuam të gjuanin asnjëherë në portë. Për fat të keq ndëshkohemi me dy goditje dënimi dhe marrim gol me ta dhe penalizohemi shumë, pasi duke parë edhe indeksin e rrezikshmërisë… Është e bujshme të humbësh një ndeshje të tillë. Por të jep më shumë force se do të thotë se edhe pse luajtëm me 10, kemi bërë një ndeshje të madhe dhe meritonim absolutisht një rezultat pozitiv.

Rezultati penalizon por është e vërtete dhe ajo që dua është të shoh ekipin përtej episodeve, që del në fushë e bën paraqitje të tilla. Nëse bëjmë paraqitje të tilla nuk kemi pse të shqetësohemi. M ë vjen keq, e deshëm për tifozët që ka ndoqën, ata që e duan kombëtaren. E patë në fushë, për fat të keq ndonjë episod, zgjedhje e gjyqtarit që për mua nuk është vlerësuar siç duhej, penalizon. Por mbetet kjo paraqitje, duhet të mbajmë gjërat e mira dhe të rinisemi menjëherë.

Hoxha? Në atë momente këdo që të hiqja do gaboja se të gjithë po bënin mirë. Kishim nevojë për Rein që mbante topin, Muçi na organizonte lojën. Duheshin bërë zgjedhje. Pastaj bëmë mirë. Hoxha nuk e meritoi, por ishte zgjedhja e diktuar nga ndeshja. Ndeshja na dha të drejtë se pastaj bëmë një ndeshje të madhe sipas meje”, tha Maran pas sfidës.


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve/ Gafa e Berishës i kushton shtrenjtë Shqipërisë, Finlanda mposht 2-1 kuqezinjtë! Tërbohen futbollistët e Maran: Arbitri na mohoi penalltinë (VIDEO)