Gabon Morata, Arsenali mposht
Chelsea, fiton Superkupën e Anglisë

Gabon Morata, Arsenali mposht<br />Chelsea, fiton Superkupën e Anglisë
Arsenali fiton trofeun e parë të edicionit, pasi mposhti Chelsea në finalen e Superkupës së Anglisë me penallti, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.
 
Victor Moses kaloi i pari ekipin e bluve në avantazh, por Sead Kolasinac vendosi barazimin në minutat e fundit duke dërguar ekipet në pikën e penalltive për të vendosur fatin e ndeshjes.
 
Arsenali u tregua i saktë duke shënuar 4 herë nga pika e bardhë, ndërsa Chelsea gaboi me Kurtua dhe Moratën duke humbur 4-1.
 
Suksesi i Arsenalit vjen pas kritikave të forta të tifozëve dhe mungesës në Champions League këtë edicion, ndërsa për Chelsea pritet që të jetë e vështirë që të mbrojë titullin kampion. 


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’