Gabriel Garko në Tiranë luan
Bujarin në filmin “Lazarat Burning”

Gabriel Garko në Tiranë luan<br />Bujarin në filmin “Lazarat Burning”
Një nga aktorët më të njohur italian Gabriel Garko ka ardhur në Shqipëri për të mësuar më shumë për rolin e një shqiptari nga Lazarati.
 
Personazhi i tij mban emrin Bujar, dhe është një djalë që babai i është qëlluar gjatë mosmarrëveshjeve me biznesin e drogës, dhe nëna i ka vdekur në fushën ku mbillet hashash. 

Gabriel Garko ishte i pranishëm në një konferencë për median në Hotel Tirana së bashku me producentët e aktoret e “Mercury Films”, Issa Zaroui, Marco Balsamo e e të tjerë.
 
Kompania filmike “Mercury Films” ku ishte i pranishëm edhe bashkëproducenti shqiptar Koloreto Cukali ka prezantuar këtë të e ne Tiranë projektin më të madh kinematografik të filmit “Lazarat Burning

Një projekt filmik Hollywood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës, por jo pjesën e keqe të Shqipërisë por më të mirën”, është shprehur sot në një konferencë për shtyp Isa Zaroui.”. 

Pikënisja e këtij filmi është se në Amerikë nga mediat dëgjohej vetëm për ngjarjet në Lazarat dhe drogën cilësore të tij, nëse pyesje se ku është Lazarati, përgjigjia ishte në Shqipëri, Nga Lazarati ne mësuan më pas se kush ishte Shqipëria tha producenti dhe bashskenaristi i filmit Isa Zaroui, i cili e ka shkruar këtë skenar bashkë me Pete Gibbons.
 
Xhirimet e filmit ende nuk kanë filluar dhe filmi që ka për drejtor një nga emrat më të njohur të Hollivudit William Kaufmann do të ketë në kastin e tij aktorë të shquar të Hollywood-it, ku rolin kryesor do ta luaj Gabriel Garko.
 
Pjesë e këtij kasti do të jenë edhe disa aktorë të njohur shqiptarë, për emrat e të cilëve sipas Zaroui ende nuk është vendosur.
 
Producentët e “Mercury Films”, Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo e Mark Craëford, nisën në janar të 2016-ës ekspeditën e tyre shqiptare për t’u njohur me ngjarjet që do të zënë vend në këtë film.

gabriel

gabriel

gabriel

garko

garko

garko

 Fotogaleria për foto të tjera  


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen