Gabriel: Kërkesa e Trump për rritjen
e buxhetit të mbrojtjes, joreale

Gabriel: Kërkesa e Trump për rritjen<br />e buxhetit të mbrojtjes, joreale
GJERMANI-Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se thirrjet e presidentit amerikan Donald Trump, të cilat i drejtohen vendeve anëtare të NATO-s, për rritjen e shpenzimeve ushtarake në 2% të prodhimit ekonomik, janë “joreale”.

"Gjermania duhet të bëjë më shumë, nuk ka dyshim, por është krejtësisht joreale të pritet se ne do të shtojmë 30 miliardë euro në shpenzimet e mbrojtjes, gjatë tetë vjetëve të ardhshëm", është shprehur Gabriel.

Gjithashtu ministri i Jashtëm gjerman shtoi se duhet marrë parasysh edhe nëse Evropa dëshiron një rritje të shpenzimeve ushtarake të Gjermanisë, pasi një rritje e tillë do të çonte në një dominim ushtarak në kontinent.

"Ne po ashtu do ta shqyrtojmë nëse Evropa do që Gjermania të investojë 60 miliardë euro në vit në ushtri... Ky do të ishte dominim ushtarak në Evropë dhe mendoj se fqinjët tanë nuk do të donin", tha ai.

Momentalisht Gjermania investon 1.2% të prodhimit ekonomik për mbrojtjen.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike