Gabriel: PD jo bojkot zgjedhjeve
e kaos, gati të shtojmë vëzhguesit

Gabriel: PD jo bojkot zgjedhjeve<br />e kaos, gati të shtojmë vëzhguesit
TIRANE-Kryeministri Edi Rama pret ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Kryediplomati gjerman u kujdes që në fillim të theksojë se mesazhet që përcolli sot në Tiranë janë opinioni i Kancelares Federale, Merkel, dy partive ne qeveri, CDU e CSU. Sigmar në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama u përqëndrua jo vetëm tek bojkoti i parlamentit, por tek zhvillimi i zgjedhjeve.

Gabriel i bëri apel opozitës që të mos bojkotojnë zgjedhjet. Ai këshilloi që opozita të futet në Parlament pasi Gjermania është e gatshme të sjellë më shumë vëzhgues.

“Zgjedhje të lira e të ndershme ka një mundësi për t’u kujdesur për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, sesi përshembull mund të formësohet formësimi i situatave aktuale dhe këtë këshillojmë parlamentin dhe jo çadrën dhe ky bojkot i parlamentit të përmbyllet këtu. Futuni në Parlament sepse ne do shtojmë numrin e vëzhguesve nëse nevojitet.

Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe nëse vendi shkon në situatë kaotike nuk ofrojmë mirëkuptim dhe për këtë nuk ofrojmë mbështetje.


Ka vendime që duhet të kapërcejnë interesat personale dhe të vihen ato kombëtare. Kush bojkoton parlamentin, ai largon vendin nga BE dhe dëmton interesat e vendit të vet dhe do ishte me rëndësi maksimale që reforma në sistemin e drejtësisë të zbatohet dhe të organizohet në proces zgjedhjesh në përfundim të të cilit shihet rezultati. E para, kufijtë për politikanët i cakton kushtetuta dhe ligjet. Pse dëshirojnë njerëzit të shkojnë në Evropë, shkojnë se është shtet ligjor jo për ligjin e forcës për për forcën e ligjit.
Pakica në të ardhmen bëhet shumicë dhe ky është parimi i demokracive evropiane dhe është e rëndësishme që t’i qëndrojmë këtij parimi dhe pse ne si social-demokratë i qëndrojmë këtij parimi dhe duhen marrë parasysh premisat më të mira për zhvillimin e vendit dhe kjo kërkon që të jenë aktive të gjitha forcat politike të vendit
”.

Nga ana e tij, kryeministri Rama falënderoi Gabriel e Gjermaninë dhe theksoi se, “jam i bindur se do e kapërcejmë këtë moment dhe do jemi në gjendje ta bëjmë këtë”.

Gabriel batutë Ramës: Më ka zënë halli me gruan si ty me Bashën
Konferenca është hapur me batuta duke e lidhur situatën politike me futbollin. Ndërsa Rama i ka shprehur kënaqësinë që ekipi gjerman ta mundë gjithmonë Shqipërinë në futboll, ministri gjerman ia pret po me batutë.

“Nuk ka kufi në miqësinë mes Shqipërisë e Gjermaninë, mund të bëjmë tifozë secili për të skuadrat e veta. Unë bëj tifo për Verder Bremen, gruaja për Bayern.

Më ka zënë halli me gruan.

Është një konkurrencë e ngjashme si ajo mes jush dhe Zotit Basha, vërtet kaq e fortë
, i tha Gabriel, Ramës.
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)