Gabriel: PD kthehu në Kuvend! S’e
kuptojmë kërkesën për qeveri teknike

Gabriel: PD kthehu në Kuvend! S’e<br />kuptojmë kërkesën për qeveri teknike
TIRANE-Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një takim edhe ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel.

Pas takimit dypalësh dy homologët dolën në një konferencë për shtyp, ku gjermani ishte i ashpër në deklaratën e tij.
 
Bojkoti largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Interesi i opozitës nuk duhet të jetë kaosi, as ai partiak, por Shqipëria, ndaj të kthehen në Parlament, të respektojnë shumicën, dhe të mos pengohet Reforma në Drejtësi, që për fat të keq kjo po ndodh. Nuk shoh arsye për qeveri teknike!

Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dha sot në Tiranë adresuar opozitës shqiptare
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel tha se ajo forcë politike që zgjedh bojkotin ka dëmtuar interesat e vendit.
 
Për ne e rëndësishme që mbi kushtetutën të zbatohet reforma në drejtësi, apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë mbi kushtetutën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjithë qeveria kancelare është e bindur se bojkoti nuk është rruga e duhur. Një politikë që përpiqet të pengojë këtë largohet nga Evropa. Cili është më i rëndësishëm interesi i vendit apo i partisë? Këtu dallohen burrat dhe gratë e shtetit, ato që vendosin interesat e partisë apo të vendit. Rruga drejt BE-së kërkon kohë por hapja e negociatave për BE, Evropa mund të bëjë më shumë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve shqiptar.

Kush bojkoton parlamentin i bën dëm Shqipërisë, interesit të shqiptarëve dhe imazhit të vendit. I bëjmë thirrje kujt bojkoton parlamentin, të lërë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend. Kush nuk e bën këtë e largon Shqipërinë nga BE dhe kjo nuk është në interesin e shqiptarëve. Ne si gjermanë mbështesim rrugën e integrimit të Shqipërisë. Reforma në drejtësi se përse është kaq e rëndësishme, nëse ka dicka që e dallon Evropën është zbatimi i kushtetutës e rregullave. Në të shkuarën, por dhe në Shqipëri interesat e qytetarëve nuk kanë qenë në qendër të politikës, kanë pasur interesat e tyre, të elitës, dhe ka qenë shteti ligjor që në qendër të vëmendjes të qëndrojnë interesat e qytetarëve dhe jo të klikave. Kemi qenë të gëzuar që në parlamentin shqiptar me konsensusin e pozitës dhe opozitës u miratuan ligje të rëndësishme dhe për fat të keq, konstatojmë që reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët e zgjedhur ne Gjermani nuk e bojkotojnë Parlamentin dhe kjo është absurde. Të mblidhesh në cadër duke sjellë një parlament tjetër këtë nuk e pranojmë dhe në rrethanat që pas pak javësh kemi dhe zgjedhjet në Shqipëri. Në bazën e ligjeve të vlefshme dhe të Kushtëtutës pakicat të mund të pranojnë shumicat sepse në të ardhmen do të jenë ata shumica. Thelbi është që të respektojmë kushtetutën, shumicat edhe nëse jeni pjesë e një pakice të caktuar sepse në demokraci nesër shndërrohesh në shumicë sic ishte rasti i qeverisë së tanishme që dikur ka qenë pakicë
", tha Gabriel.

Me tej ministri i Jashtëm Gjerman tha se Gjermania nuk e pranon bojkotin e parlamentit, veprim i kujtdo force politike te jete. Sipas tij, pakica, opozita duhet te respektoje maxhorancen.
Ne si gjermanë mbështesim rrugën e integrimit të Shqipërisë. Reforma në drejtësi se përse është kaq e rëndësishme, nëse ka dicka që e dallon Evropën është zbatimi i kushtetutës e rregullave.
Në të shkuarën, por dhe në Shqipëri interesat e qytetarëve nuk kanë qenë në qendër të politikës, kanë pasur interesat e tyre, të elitës, dhe ka qenë shteti ligjor që në qendër të vëmendjes të qëndrojnë interesat e qytetarëve dhe jo të klikave. Kemi qenë të gëzuar që në parlamentin shqiptar me konsensusin e pozitës dhe opozitës u miratuan ligje të rëndësishme dhe për fat të keq, konstatojmë që reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët e zgjedhur ne Gjermani nuk e bojkotojnë Parlamentin dhe kjo është absurde. Të mblidhesh në cadër duke sjellë një parlament tjetër këtë nuk e pranojmë dhe në rrethanat që pas pak javësh kemi dhe zgjedhjet në Shqipëri. 
Në bazën e ligjeve të vlefshme dhe të Kushtetutës, pakicat të mund të pranojnë shumicat sepse në të ardhmen do të jenë ata shumica. Thelbi është që të respektojmë kushtetutën, shumicat edhe nëse jeni pjesë e një pakice të caktuar sepse në demokraci nesër shndërrohesh në shumicë sic ishte rasti i qeverisë së tanishme që dikur ka qenë pakicë
".

Po keshtu Ministri i Jashtëm gjerman theksoi gjatë fjalës së tij një fjali. “Bojkoti në një farë mënyre është frikë për zbatimin e Reformës në Drejtësi”.



Bushati
Nga ana e tij, Ministri Bushati shprehu mirënjohje për shtetin e Gjermanisë pasi ka mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe zbatimin e reformave.
 
"Mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë, sidomos në rrugën e gjatë shtet konsiliduese, sidomos për ato reforma që kanë impakt të drejtpërdrejtë për të krijuar mundësi biznesi në Shqipëri. Projekte konkrete në fushën e turizmit, dhe duhet të intensifikohen projekte konkrete në infrastrukturë. Kemi shkëmbyer me ministrin Gabriel idetë për situatën e Ballkanit  mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë për mbështetjen e pakursyer. Të shkojmë përpara me integrimin evropian. Gjithashtu morëm mbështetje për ligjin e vettingut", tha Bushati.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)