Gaçe:Unë vishja minifund,të zezat
i bënin ato me fund e pantallona 

Gaçe:Unë vishja minifund,të zezat<br />i bënin ato me fund e pantallona 
“Kur unë vishja minifund në fshat të zezat i bënin ata që vishnin pantallona e fund sipër”, shkruan Aurela Gaçe.
 
Në një status të postuar në profilin e saj në Facebook këngëtarja shprehet se e keqja nuk qëndron te ato që dalin jashtë rregullave, por pikërisht te ato që veshin fustane engjëllore dhe buzëqeshjen e djallit.

"Mesa di unë, qysh në adoleshencën time, atëherë kur në atë fshatin tim të vogël guxoja dhe vishja minifunde, ndërkohë të zezat i bënin pikërisht ato me pantallona e fund sipër, me kokën ulur. Po po.

Edhe sot në TV, ka shume personazhe që nuk do të guxonin kurrë të visheshin aq ekstravagante sa të binin ndesh me moralin e moralistëve, sepse ato duan "që të jenë të pranuara nga moralistët", ato veshin fustane engjëllore dhe në fytyre veshin "buzëqeshjen e engjëllit" e përpara jush janë "të lara" ... ato janë të lara sepse ju i shikoni gunën. E guna e tyre tregon "ndershmëri e moral" e sikur vetëm ta dinit se çfarë fshihet nën atë gunë....ehhhhhhh

...e ndërkohë derdhet një lumë sharjesh për dikë që as e njihni si karakter, por vetëm pse guxon të "dalë jashtë rregullave" ajo kryqëzohet.
Atëherë, ku qëndron" ndershmëria"? Tek veshja apo zhveshja?
E kam kështu në përgjithësi këtë pyetje, meqë po afron 2017 edhe thashë të mësoj ndonjë gjë  😉",
shkuar Aurela Gaçe.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion