Kryedemokrati Lulzim Basha mbylli sot fushtën në qytetin e Shkodrës ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Xhemal Bushati. Në kryeqendrën e veriut mbyllën sot fushatën edhe kryeministri Edi Rama me kandidaten Mjalinda Angoni dhe Sali Berisha me Bardh Spahinë.
Por ajo çfarë u vu re sot në rrjetin social Facebook, të Sali Berishës ishte një gafë. Berisha ka futur live takimin e Lulzim Bashës me demokratët.

Lajmi kryesor:
Rama dhe Basha përplasen në Shkodër, Berisha: I kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit, por betejën e 6 marsit e kanë të humbur











