Rama dhe Basha përplasen në Shkodër, Berisha: I kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit, por betejën e 6 marsit e kanë të humbur

Rama dhe Basha përplasen në Shkodër, Berisha: I kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit, por betejën e 6 marsit e kanë të humbur

Sali Berisha

SHKODËR- Kryeqendra e veriut, Shkodra ishte sot qyteti ku Edi Rama dhe Lulzim Basha u ‘përplasën’ në të njëjtin orar në mbylljen e fushatës për 6 marsin. Por për Sali Berishën, ata i kishin ardhur në ndihmë njëri-tjetrin. Berisha tha se Edi Rama kishte marrë me vete pengun Lulzim Bashën, por sipas tij të dy e kanë të humbur betejën e 6 marsit. Edhe Berisha mbylli sot fushatën në Shkodër, ku u bëri thirrje shkodranëve që të votojnë Bardh Spahinë.

“Beteja e Shkodrën është betejë e humbur. Beteja Edi Ramës që ishte përsëri këtu sepse ka humbur për shkak të problemeve psikike që ka, nuk ka koherencë përndryshe nuk do vinte kurrë në Shkodër. Me ndërprerjen e fondeve që i ka bërë Shkodrës, me përpjekjet e tij për të rikthyer ish xhelatët e diktaturës komuniste. Rama bëri gjithçka këto vite të rikthejë hijet e zeza të diktaturës komuniste. 6 marsi është përgjigja më shkatërrimtare e Shkodrës për përpjekjet e tij. Më 6 mars Shkodra voton për qytetarët e saj, voton për një shprese të madhe, për të dëshmuar mbështetjen saj të fuqishëm ndaj opozitës së vërtetë dhe pluralizmit në Shqipëri.

Sot në të njëjtën kohë dhe të njëjtën orë pengmarrësi kishte marrë dhe pengun me vete, Lul Bravën apo Lul kimikun, ishte e shëmtuar të shihje sesi kishin ardhur në ndihmë të njëri-tjetrit, por mjeranë të sigurt se Shkodra do u pres faturën ,se do firmosë humbjen dhe dështimin e tyre. Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët është të votoni Bardh Spahinë, kandidatin e Shtëpisë së lirisë, do jetë një shërbëtor i bindur i, i përkushtuar ndaj jush dhe se me buxhetin tuaj do realizojë një seri projektesh që shtrihen nga Thethi, Dukagjini, Velipoja, qyteti, çdo skaj i këtij rrethi”, tha Berisha. 

Bardh Spahia tha se vota e 6 marsit është shumë e rëndësishme që të shkojë për opozitën e vërtetë, duke iu referuar ‘Shtëpisë së Lirisë’.

“Unë jam futur në garë se e dua Shkodrën dhe dua ti shërbej zhvillimit të qytetit, Shkodrën  shoh si mision dhe në këtë mision do shërbej një mision të ri, si një kryetar që nuk ndan por bashkon, që nuk sheh ngjyrat politike, por punon për të gjithë se Shkodrën e kemi të gjithë bashkë. Nga Velipoja e deri në majat e dukagjinit të bëhemi bashkë për ta nisur nga Shkodra ndryshimin e madh e për ta vijuar më pas në gjithë Shqipërinë. Më votën tonë më 6 mars ne vendosim për lirinë tonë. E kemi jetike që në 6 mars të votojmë për opozitën e vërtetë, për të mos zëvendësuar opozitën e vërtetë me një fasadë opozitë. Të dielën ne do ia dalim, besoj te shkodranët e mi dhe do shohim përpara për Shkodrën e mrekullueshme”, tha Spahia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Gafa e Berishës, fut live në Facebook takimin e Lulzim Bashës në Shkodër (FOTO)

Kryedemokrati Lulzim Basha  mbylli sot fushtën në qytetin e Shkodrës ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Xhemal Bushati. Në kryeqendrën e veriut mbyllën sot fushatën edhe kryeministri Edi Rama me kandidaten Mjalinda Angoni dhe Sali Berisha me Bardh Spahinë.

Por ajo çfarë u vu re sot në rrjetin social Facebook, të Sali Berishës ishte një gafë. Berisha ka futur live takimin e Lulzim Bashës me demokratët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse