Gaga: Kurohem prej kohësh nga një
sëmundje mendore dhe depresioni 

Gaga: Kurohem prej kohësh nga një<br />sëmundje mendore dhe depresioni 
Këngëtarja ekstravagante Lady Gaga ka bërë një rrëfim shokues  për fansat e saj gjatë një koncerti në Londër.

Ajo është shprehur se prej kohësh kurohet nga një sëmundje mendore dhe prej depresionit.

Këngëtarja nisi rrëfimin pasi lexoi një letër të një fansi, i cili thoshte se falë muzikës së saj arriti të marrë veten,të ecë përpara në jetë dhe të shmangte një vetëvrasje të mundshme.  

“Unë marr çdo ditë ilaçe për shkak të sëmundjes mendore dhe depresionit nga i cili vuaj.

E kuptoj se çfarë mund të ketë kaluar shkruesi i kësaj letre”.

Gjithashtu ajo falenderoi fansin, i cili vijon ta ndjekë dhe u shpreh se ishte tejet e kënaqur që muzika e saj kishte mundur të ndikonte në mënyrë pozitive tek personat.

lady gaga

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan