Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga, e cila u detyrua të anulonte koncertet e saj në Amerikë pasi duhet të operohej, tani lëviz në karrige me rrota prej floriri.
Një dizajn i veçantë i karriges prej floriri 24 karat dhe me lëkurë të zezë i ofron yllit të muzikës shumë komoditet.

Sipas mediave të huaja kjo karrige është dizajnuar nga Ken Borochov, i cili është shprehur se ka bërë të mundurën që te jetë diçka mjaft e veçantë e përshtatur për një mbretëreshë.
Gaga i ka kërkuar falje fansave të saj duke postuar një shkrim në rrjetin social Twitter.

Ajo ka thënë se pavarësisht se u mundua ta fshihte dhimbjen nga stafi i saj, kjo gjë ishte e pamundur pasi ajo e kuptoi se nuk ishte në gjendje të ecte më.
Dhe për këtë i duhej ti nënshtrohej patjetër një operacioni në kockën e legenit.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com