Gaiani: I bindur që Shqipëria merr
sot statusin, e meritoni plotësisht

Gaiani: I bindur që Shqipëria merr<br />sot statusin, e meritoni plotësisht
TIRANE - Në mbledhjen e rradhës të Komisionit të Jashtëm, është i pranishëm edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani, ndërsa opozita ka vijuar bojkotimin e të gjitha komisioneve si shenjë proteste për pezullimin nga Kuvendi për 10 ditë të Sali Berishës.
 
Në fjalën e saj hapëse të mbledhjes, kryetarja e komisionit Arta Dade tha se është një nder që në mbledhjen e sotme i pranishëm është edhe ambasadori Gaiani, ndërsa shprehu mirënjohjen për avokatinë që shteti fqinj ka bërë për proceset integruese të Shqipërisë. Dade tha ndër të tjera se mosprezenca e opozitës në komision është një zgjedhje e tyre politike pasi për integrimin dhe marrëdhëniet me Italinë nuk ka dallime mes palëve.
 
Ambasadori Gaiani shprehu bindjen për një përgjigje pozitive nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së ditën e sotme lidhur me statusin kandidat të Shqipërisë, duke ripërsëritur se vendi ynë e meriton plotësisht.
 
Gaiani theksoi se mes Shqipërisë dhe Italisë ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera por shtoi se ka akoma mundësi për t’i forcuar. Ai tha se shtatë fushat e përcaktuara në deklaratën e 4 viteve më parë, ku njëra është integrimi, janë ende aktuale duke shtuar Itali e ka mbështetur dhe e mbështet integrimin e Shqipërisë.
 
Ambasadori italian u ndal edhe tek fakti se sot Italia do të marrë Presidencën e BE-së, ku theksoi se prioritet për shtetin fqinj do të jetë procesi i zgjerimit.
 
Në këtë kuadër Gaiani tha se integrimi i Ballkanit është në të mirë të Europës, dhe se Italia dhe ai personalisht janë pro këtij zgjerimi, si plotësim i Europës për atë çka i mungon. Lidhur me rëndësinë që Italia do t’i japë zgjerimit të BE-së, Gaiani nënvizoi se Ministria e Jashtme Italiane do të kryejë vizita në të gjitha vendet e rajonit në korrik.

Ambasadori Gaiani iu rikthye edhe një herë marrëdhënies me Shqipërinë, ku theksoi ndër të tjera se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se nismat e marra nga qeveria e nxisin edhe më tepër këtë marrëdhënie. Ai tha se për këtë duhet parë edhe mundësitë që ofron Shqipëria, duke shtuar se do të nënshkruhet një protokoll i ri në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim që për 3 vjet do të investojnë 80 milionë euro në disa sektorë.
 
Gaiani tha se Italia mbështet edhe reformën territoriale dhe se vetë shteti fqinj do të jetë nxitëse e kësaj reforme ku do të vërë në dispozicion edhe burime financiare në vlerën e 800 milionë eurove, në kuadër të projektit “STAR”.
 
Sa i përket marrëdhënieve ndërparlamentare ndërmjet dy vendeve, Gaiani tha se me 1 korrik do të zhvillohet një mbledhje me grupin parlamentar të miqësisë Shqipër-Itali. 

Deklaratat e ambasadorit italian Massimo Gaiani në Komisionin e Jashtëm vijnë në ditën kur Ministrat e Jashtëm të BE-së do të vendosin pë statusin kandidat.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji