Gaiani: Tenderi i Vlorës i anuluar për më shumë transparencë
Tenderi i modernizimit të Portit të Vlorës është bllokuar nga qeveria shqiptare. Ka deklaruar kështu dje në një takim me median në qytetin bregdetar ambasadori Italian Massimo Gaiani.
VLORE - Tenderi i modernizimit të Portit të Vlorës është bllokuar nga qeveria shqiptare. Ka deklaruar kështu dje, në një takim me median në qytetin bregdetar ambasadori Italian Massimo Gaiani. Ky projekt, me vlerë mbi 15 milionë euro, është bërë objekt debati, kur vetë Kooperacioni Italian, i cili është edhe financuesi i shumës së sipërpërmendur, ka hedhur hije dyshimi lidhur me saktësinë e përzgjedhjes së firmës italiane fituese, nga autoriteti shqiptar, që është Autoriteti Portual i Vlorës. Ky rezultat kishte marrë edhe OK nga Ministria e Transporteve, por ka qenë një letër e ish-ambasadorit të Republikës së Italisë që ka bllokuar procesin, në kërkim të sqarimeve të mëtejshme. Me sa duket, ka qenë rikthimi nga ana e autoriteteve zyrtare italiane i procedurave të tenderimit, ai që ka shkaktuar edhe bllokimin e procesit. Gaiani theksoi se do të duhet kohë për të përcaktuar terma të reja për tenderimin, bashkë me palën shqiptare, pasi është fjala për kushte teknike. (gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.3%
Vendos filtra
16.6%
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8081
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?