TIRANË- Sektori i turizmit shikohet nga investitorët italianë si një “makinë zhvillimi”. Kështu tha ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani gjatë një tryeze në ditën e dytë të Javës Italiane.

"Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë është një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit. Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të shprehet në mënyrë të qartë që investimet duhet të jenë prioritare duke theksuar sektorët që janë më të rëndësishëm dhe ku ka vend për investime”, tha ambasadori.

Gaiani foli edhe për një fushatë promovimi dhe reklamimi efikas të Shqipërisë në Europë. 

Ndërsa zv.kryeministri, Niko Peleshi, u shpreh se me mbështetjen dhe përvojën italiane, sektori i turizmit të vendit mund të bëhet i pakonkurrueshëm.
 
Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit e vuri thekson në lehtësimin e procedurave për investitorët. Ajo the qeveria ka ndërmarrë një projekt për formulonim e një strategjie të qartë për promovimin e vendit tonë në botë.

I pranishëm në tryezë ishte dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto që u shpreh dy vendet duhet të jenë koherente sa i përket njohjes së kuadrit ligjor.

PELESHI: ME POTENCIALIN E INVESTIMEVE ITALIANE, SHQIPERIA PAKETE TURISTIKE TE PAKONKURUESHME
Zëvendskryeministri Niko Peleshi tha se me potencialin e komunitetit Italian, Shqipëria mund të krijojë një paketë turistike të pakonkurueshme në Mesdhe. Sipas tij, fundi i këtij vitit do ta gjejë bregdetin shqiptar me disa shëtitore dhe investime të tjera, me disa fshatra të kthyer në identitet, që sipas zv/kryeminsitrit do të “shuajnë” urinë që ka turisti për të eksploruar vendet e reja.
 
Peleshi u shpreh se qeveria do t’i japë fund shkatërrimit të turizmit bregdetar, përmes një masterplani urban që do të ecë paralele me masterplanin kombëtar për bregdetin.
 
“Turizmi, sektor shumë kompleks që duhet përmbushut të gjitha prioritetit. Këto 20 vite na kanë vlejtur për të kuptuar se si do të zhvillohet më tej, dhe çfarë nuk duhet të bëjmë, dhe ç’mund të bëjmë.  Sot nga një dobësi na është kthyer në aset. Ku urbanizimi ka sjellë shkatërrimin e turizmit bregdetar, mungesa e insfrastrukturës ka ruajtur 70 % të virgjër bregdetin.

"Ministria e Turizmit ka gati hartimin e një masterpalni urban, paralel me atë kombëtar për bregedetin, për të krijuar modelet e duhura të turizmit. Ne po ecim me ritme shumë të shpejta, kolegu Haxhinasto do të thoshte të ecim më shpejt, drejt rilindjes. Tani kemi se cfarë të ofrojmë për investitorët e huaj”, - u shpreh zv/kryeminsitri Peleshi.
 
Duke iu referuar qeverisjes së kaluar, Peleshi tha se përveç zhvillimit kaotik ka qenë dhe burokracia që i ka zbarpsur investitorët. “Ne në bazë të ligjit e kemi shpallur turizmin sektor strategjik, që çdo operator merr një status të veçantë me procedura të shpejta për të nxjerrë leje e licenca dhe për të nisur punën”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.

ORA 11:30, BASHA: POTENCIALET E BASHKËPUNIMT JANË EDNE SHUMË TË MËDHA
 

Ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u shpreh se potencialet e bashkëpunimit janë ende shumë të mëdha në shumë rrafshe.
 
"Në dy vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë në mënyrë pro-aktive masa për një qëndrim sa më mbështetës ndaj biznesit në tërësi, investitorëve në veçanti, masa të cilat shkurtimisht janë përkthyer në eliminimin e 60 tarifave lokale, uljen maksimale sipas rregullave të autonomisë vendore të taksave të Bashkisë së Tiranës por edhe eliminimin për 5 vjet nga çdo taksë lokale të çdo investimi që punëson 50 apo më shumë individë, qytetarë të Tiranës", tha kryebashkiaku.

"Po kështu sa  përket kuadrit rregullator, reduktimit të burokracisë, mund t’ju them se në vijim të 8 viteve të reformave të gjera fiskale rregullatore apo më mirë të them derregullatore dhe strukturore të cilat kanë mundësuar në kohët e një krize ekonomike globale për të cilën nuk ka nevojë t’ju flas ju, investitorëve italianë, pasi e keni përjetuar edhe në tregjet ku operoni, këto reforma ia dolën të shmangnin rënien në recension të ekonomisë, edhe atëherë kur të gjitha vendet, pa përjashtim përjetuan recensionin apo stagnacionin", vijoi Basha.

ORA 10:40 HAXHINASTO:SHQIPËRIA DHE ITALIA PARTNERITET STRATEGJIK 
I pranishëm në tryezë ishte dhe ministri i  Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto i cili u shpreh se vendi ynë me Italinë ka një partneritet strategjik dhe mund të forcohet edhe me njohjen e kuadrit ligjor të dy vendeve.
 
Sa i përket klimës së biznesit, Basha tha se Tirana që përfaqëson edhe 40 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ofron shumë lehtësira për investitorët.

“Turizmi përbën një temë shumë të gjerë dhe nuk mund të shihet si një shërbim përfundimtar. Unë do ta cilësoja si një shërbim njohjeje.
 
Bashkëpunim me Italinë vendoset mbi një set shumë të rëndësishëm që ka të bëjë më lidhet historike, detin e përbashkët, me ndihmën e pakursyer të Italisë gjatë viteve të tranzicionit dhe në rrugën e integrimit.
 
Shqipëria dhe Italia kanë një partneritet strategjikë. Unë mendoj se ky partneritet duhet të reflektohet edhe në një bashkëpunim më intensive në  sipërmarrjet reja më konkrete, më dinamike në vetë komunitetet e biznesit.
 
Në planin e politikave, Shqipëria nuk duhet të konceptuar asnjë më pak se një vend europianë, ku infrastruktura dhe shërbimet e saj nuk kanë asnjë më pak se ato evropiane. Së dyti duhet të theksojmë një liberalizimin më të shpejt të barrierave. Ata duhet të eliminohen dhe lëvizje duhet të bëhet në të dyja krahët.
 
Gjithashtu, duhet të jemi në koherent me politikat tona zhvillimore. Investitorët italianë duhet të njohin kuadrin tonë ligjor, kjo për t’u orientuar në mënyrë sa më efikase drejt vendit tonë”, u shpreh Haxhinasto. 

ORA 10:15, LIGJ TË RI PËR TUZIMIN, DO HIQEN BUROKRACITË E TEPËRTA
 

Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit prezantoi përpara investitorëve italianë prioritetet që vendi ynë ofron. Ajo tha se vendi ynë ofron shumë potenciale dhe me përmirësimin e disa kushteve tashmë të ndërmarra nga qeveria, investimet do të jenë edhe më të realizueshme.
 
“Ne synojmë të zhvillojmë turizmit dhe vendi i ofron të gjitha kushtet. Ne kemi filluar një nismë që quhet “Brend Albania” dhe kemi ftuar shumë kompani që të dizajnojnë një logo, një slogan për promovimin vendit tonë.
 
Në datën 16 maj  do të bëhet një konkurs për logon dhe mënyrën e promocionit të vendit. Mendoj që ky është një hap i parë, duke pasur parasysh që Shqipëria deri tani nuk ka bëra aq sa duhet për t’i lancuar potencialet e saj.
 
Për Shqipërinë ka shumë pak informacion jashtë vendit, dhe ai që është nuk është dhe shumë pozitiv.
 
Një hap tjetër që i ka munguar turizmit është partneriteti i ngushtë me privatët, deri tani nuk ka ekzistuar partneriteti mes qeverisë dhe privatit në vendin tonë.
 
"Gjithashtu, një hap tjetër që është ndërmarrë nga qeveria ka të bëjë me rishikimin e ligjit të vitit 2007. Këtij ligji i mungojnë disa komponentë dhe ky ligj është në proces finalizimi. E reja që do të sjell ligji i ri është klasifikimi dhe certifikimi i gjithë sektorit turistik', tha Gjermeni.

"Sektori i turizmi shikohet si një sektor strategjik. Të gjitha procedurat burokratike do të minimizohen në mënyrë që investitorëve t’i lehtësohet puna. Shqipëria ofron shumë mundësi atraktive dhe të gjithë janë të mirëpritur. Investitorët italianë i ftojë të jenë partnerë në të gjitha sfidat, në projekte konkrete duke sjell edhe përvojën e tyre të zhvillimit të turizmit", vijoi ministrja e Turizimit. 
 
Redaksia Online
(e.sh/Gre.M/Shqiptarja.com)