Galaxy Note 9 i Ri dhe Super i Fuqishëm: Për Ata Që i Duan Të Gjitha

Galaxy Note 9 i Ri dhe Super i Fuqishëm: Për Ata Që i Duan Të Gjitha

TIRANA- Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot lançimin e produktit më të fundit të serisë premium Note, Galaxy Note9.  Seria e Galaxy Note njihet  për inovacionet e saj në teknologji dhe Galaxy Note 9 respekton traditën duke sjellë një telefon inteligjent premium që ofron performancën më të mirë të mundshme; një Laps S të ri; dhe kamerën më inteligjente Samsung  deri më sot.

Performancë gjatë gjithë ditës
Njerëzit mbështeten në smartfonët e tyre për pothuajse çdo gjë që bëjnë - gjatë gjithë ditës, dhe përditë.

Ata kanë nevojë për një telefon që nuk do t'i lerë në baltë dhe Galaxy Note9 nuk zhgënjen:

• Bateri gjatë gjithë ditës: Bateria 4,000mAh i Galaxy Note9, më e madhja ndonjëherë në një telefon Galaxy për ta përdorur gjatë gjithë ditës për të folur, për të shkruar mesazhe, për të luajtur dhe për të parë filma nga mëngjesi në darkë.

• Ruaj më shumë, fshi më pak: Galaxy Note9 është në dispozicion me dy opsione të brendshme të memories - zgjidhni mes 128GB dhe 512GB. Dhe me mundësinë për të vendosur një kartë microSD, Galaxy Note9 mund të arrijë  gati në 1TB[1] e mund ta flini mendjen duke ditur se keni hapësirë ​​të mjaftueshme për fotot, videot dhe aplikacionet tuaja të preferuara.

• Shpejtësia dhe Fuqia: Galaxy Note9 është një smartfon super i fuqishëm me procesor 10nm dhe suport për shpejtësitë më të madhe të rrjetit në treg (deri në 1.2 gigabit për sekondë) për të transmetuar dhe shkarkuar të dhëna pa u ngadalësuar. Galaxy Note9 gjithashtu përfshin një sistem ftohje lider në industri dhe një sistem për rregullim e algoritmit në mënyrë që të ofrojë një performance të fuqishme dhe njëkohësisht të qëndrueshme.

Evolucioni i Lapsit S Pen
Lapsi S Pen është veçoria dalluese e serisë Note - është ajo që ka lënë shenjë tek përdoruesit dhe ajo me të cilën Samsung ka zgjeruar nocionin e asaj se çfarë një smartfon mund të bëjë. Ajo që filloi si një mjet për të shkruar dhe vizatuar tani po ju jep më shumë fuqi dhe kontroll përdoruesve.

__________________________

[1] 512GB memorie e brendshme standarde. Modelet 512GB mund t’i gjeni në shtete të caktuara. Deri në 512GB memorie e shtuar me kartën e jashtme SD (shitet veçmas).

Tani me mbështetjen e  Bluetooth Low Energy (BLE), Lapsi S i ri siguron një mënyrë krejtësisht të re për të përdorur smarfonin. Me vetëm një klikim, tani është e mundur të bëni selfie-t dhe fotot në grup, të prezantosh slidet, të luash video, dhe më shumë. Zhvilluesit mund të integrojnë funksionalitetet e reja dhe të përparuara të BLE edhe në aplikacionet e tyre më vonë gjatë këtij viti.

Kamera inteligjente që bën fotot perfekte
Mund të jetë e vështirë për të bërë një foto ashtu si profesionistët- por nuk ka pse të jetë e tillë me Note9. Galaxy Note9 mbështetet në teknologjitë pararojë në industrinë e kamerave me aftësi të reja për të shkrepur foton perfekte.

• Optimizues i skenës: Kamera e Galaxy Note9 është kamera më e zgjuar e Samsung deri tani. Ai përdor inteligjencën për të identifikuar elementët e një fotoje, si skenën dhe subjektin, për ta klasifikuar automatikisht në një nga 20 kategoritë dhe menjëherë ta optimizojë atë në bazë të kësaj të fundit.

• Zbulimi i të metave: Shkrepja e parë nuk është gjithmonë e duhura, por Galaxy Note9 lejon përdoruesit të dinë nëse ka diçka të gabuar, kështu që ata mund të shkrepin një foto tjetër pa humbur momentin.

• Kamera Premium: Ajo vjen me teknologji të avancuar të minimizimit të zhurmës dhe një lente Aperture të dyfishtë2, e cila përshtatet me dritën ashtu si syri i njeriut. Pavarësisht nga kushtet e ndriçimit, kamera e përparme e Galaxy Note9 ofron një pamje të qartë kristal.

Eksperienca Premium: Nga puna tek loja
Ekrani Infinity është themeli i trashëgimisë së dizajnit të Samsung dhe Galaxy Note9 ka ekranin më të madh cep më cep që ka pasur ndonjëherë një telefon Note. Ekrani Infiniti 6,4-inch Super AMOLED siguron një eksperiencë të vërtetë multimediale. Galaxy Note9 është plotësuar nga altoparlantë stereo, të cilët janë të akorduar nga AKG dhe aftësi për të shpërndarë audio Dolby Atmos® për një eksperiencë sa më  autentike.

Galaxy Note9  gjithashtu ofron një eksperiencë PC-je me Samsung DeX. Përdoruesit mund të punojnë prezantimet e tyre, të modifikojnë fotot dhe të shikojnë emisionet e preferuara nga telefoni i tyre. Provoni Samsung DeX me adaptorë HDMI3. Në momentin që lidhet me një monitor, Galaxy Note9 mund të mundësojë një desktop të virtualizuar dhe madje të shërbejë si një ekran i dytë plotësisht funksional. Merrni shënime me Lapsin S Pen ne momentin kur po shikoni një video, ose përdorni Galaxy Note9 si një trackpad, për të klikuar me të djathtën, drag and drop, dhe të përdorni dritare të shumta në një monitor. Të qënit produktiv nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë.

Galaxy Note9 do të jetë i disponueshëm në tregje të caktuara duke filluar nga data 24 Gusht 2018 do të ofrohet në Shqipëri në ngjyrën e zezë, të purpurt dhe në ngjyrën blu oqeani me Lapsin e verdhë S Pen, në çmimin 132,999 Lek version 128GB dhe 165,999 Lek version 512GB.

Për më shumë informacion rreth Galaxy Note9 dhe Galaxy Watch, vizitoni www.samsung.com/al.

###

________________

2 Lentet me aperture të dyfishtë suporton F1.5 dhe F2.4. Lentet me aperture të dyfishtë janë të vendosura ne kamerën e përparme me kënd të gjerë

3Adaptorët Samsung’s HDMI përfshijnë HDMI Adapter (EE-HG950), Multi Port Adapter (EE-P5000) dheDeX Cable (EE-I1300)

Samsung Galaxy Note9 Specifikime të Produktit
Galaxy Note9

Ekrani
6.4-inch Quad HD+ Super AMOLED, 2960x1440 (516ppi)
*Ekrani matet diagonalisht si një drejtkëndësh i plotë pa marrë për bazë cepat e harkuar.
*Rezolucioni standard është Full HD+ dhe mund të ndryshohet në Quad HD+ (WQHD+) tek Settings

Kamera
E përparme: Kamer e dyfishtë me Dual OIS (Stabilizator Imazhi Optik)
- Me kënd të gjerë: Super Speed Dual Pixel 12MP AF, F1.5/F2.4, OIS
- Telefoto: 12MP AF, F2.4, OIS
- 2X zoom optik, deri në 10X zoom digjital
Ballore: 8MP AF, F1.7

Trupi
161.9 x 76.4 x 8.8mm, 201g, IP68 (BLE  Lapsi S: 5.7 x 4.35 x 106.37mm, 3.1g, IP68)
*Përmban një vlerësim IP68 pluhuri dhe uji. Bazuar në kushte testimi zhytjeje deri në 1.5 metra uji të pastër për 30 minuta.

AP
10nm 64-bit Octa-core procesor (Max. 2.7 GHz + 1.7 GHz)
10nm 64-bit Octa-core procesor (Max. 2.8 GHz + 1.7 GHz)
* Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik

Memoria
6GB RAM (LPDDR4), 128GB + MicroSD slot (up to 512GB)
8GB RAM (LPDDR4), 512GB + MicroSD slot (up to 512GB)
* Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik
*Memoria e përdoruesit është më e vogël se memoria totale për shkak të ruajtjes së sistemit operativ dhe softuerit të përdorur për të operuar pajisjet. Memoria aktuale e përdoruesit do të ndryshojë në varësi të operatorit dhe pas përmirësimet të softuerë-ve.

Karta SIM
E vetme: Një Nano SIM and një MicroSD (deri në 512GB)
Hibride: një Nano SIM dhe një Nano SIM ose një MicroSD (deri në 512GB)
* Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik

Bateria
4,000mAh
Karikim i shpejtë kompatibel me fill ose wireless
Karikim me fill kompatibël me QC2.0 dhe AFC
Karikim wireless kompatibël me WPC dhe PMA
* Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik

Sistemi i Operimit
Android 8.1 (Oreo)

Rrjeti
4x4 MIMO, 5CA, LAA, LTE Cat.18
* Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik

Lidhshmëria
Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac (2.4/5GHz), VHT80 MU-MIMO, 1024QAM,
Bluetooth® v 5.0 (LE deri në 2Mbps), ANT+, USB Type-C, NFC, Vendndodhja(GPS, Galileo*, Glonass, BeiDou*)
*Mbulimi Galileo and BeiDou mund të jetë i limituar

Pagesa
NFC, MST
* Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik

Sensorët
Akselerometer, Barometer, Sensor për gjurmët e gishtërinjve, Sensor Gyro, Sensor Gjeomagnetik, Sensori Hall, Sensori i ritmit të zemrës, Sensori i Afërsisë, Sensori  Drite RGB, Sensori i Irisit, Sensori i Presionit

Autentifikimi
Lloji i autentifikimit: Pattern, Pin, Fjalëkalimi
Llojet biometrike të autentifikimit: Skaneri i Irisit, Skaneri i gjurmëve të gishtave, Njohja e fytyrës
Skanimi inteligjent: Kombinon skanimin e irisit dhe njohjen e fytyrës për zhbllokimin e pajisjes dhe në disa raste ofron siguri të përmirësuar për shërbime të caktuara autentifikimi

Audio
MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, WMA, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA, DSF, DFF, APE

Video
MP4, M4V, 3GP, 3G2, WMV, ASF, AVI, FLV, MKV, WEBM

* Të gjitha funksionalitet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të dhëna në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përfitimet, dizenjimin, çmimin, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com ose vizitoni faqen https://www.samsung.com/al

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj