Dua Lipa po përgatit listën e dasmës (do të martohet në shtator me aktorin Callum Turner në Palermo) dhe njëkohësisht ka hapur padi ndaj Samsung. Pa shaka, këngëtarja shqiptare ka paditur kompaninë koreano-jugore për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj.
Avokatët e saj kanë paraqitur një padi prej 15 milionë dollarësh, duke pretenduar se Samsung ka përdorur një fotografi të saj për të shitur televizorë. Sipas Variety, Samsung e ka përdorur imazhin e këngëtares së “Training Season” dhe “Levitating” në paketimet prej kartoni të televizorëve që prej vitit të kaluar.

Televizor i Samsung me imazhin e Dua Lipës
Kur artistja është vënë në dijeni, ka kërkuar ndërprerjen e përdorimit të imazhit të saj, por sipas avokatëve të saj, kompania ka reaguar me “indiferencë dhe mungesë ndjeshmërie”, duke refuzuar kërkesën.
“Fytyra e Lipës është përdorur në mënyrë të dukshme për një fushatë marketingu masiv për një produkt konsumator, pa dijeninë e saj, pa kompensim dhe pa asnjë mundësi kontrolli apo ndërhyrjeje,” thuhet në padi. “Lipa nuk e ka autorizuar dhe nuk do ta kishte autorizuar këtë përdorim.”
Sipas padisë, Dua Lipa mban të drejtat e autorit mbi fotografinë, e cila është shkrepur në prapaskenë gjatë Austin City Limits Festival në vitin 2024.
Komente









E dashur, nqs do ti pyesnin admiruesit dhe fansat e tu ne Shqiperi se kush eshte Simon Fuller, " llogaritari i showbiz ne UK", asnje nuk e ka idene e menaxhimit dhe te perfitimit....Mjafton ti thuash nje " Thank you " Simon Fuller dhe Samsung is going to pay!!! Por.., gjithmone ka nje por,kur konkurrenca midis Simon Fuller dhe Simon Cowell kap kufinjte e " se fineses se humorit anglez", ma do mendja qe ti i ke mare leksionet,ne momentin qe ju nxorret hitin " ONE", Simon Cowell lanconte ne publikun anglez, " Britain got talent " Susan Boiler.... Post Scriptum: E dashur me kupton kur flas per konkurrencen midis Fuller dhe Cowell si dhe " humorin anglez"!!??? Interesting, Susan Boyle ishte nje talent dhe nje ze i rralle..E mjegulloi " ONE" tuaj, te vetmen kenge qe me ka terhequr ne repertor...
Përgjigju