Ylli Pata: Gallata e padisë së LSI: Padit tradhtarët e saj e lavdëron tradhtarët e PS si ish-drejtoresha e Tatimeve

Ylli Pata: Gallata e padisë së LSI: Padit tradhtarët e saj e lavdëron tradhtarët e PS si ish-drejtoresha e Tatimeve

4 deputetët e LSI

Sot LSI ka paditur dy zish-zyrtarë mjaft të lartë të saj në SPAK siç është Lefter Koka e Alqi Bllako. Dy politikanë që në zgjedhjet e fundit nuk u rreshtuan me partinë e Ilir Metës por zgjodhën Partinë Socialiste.

LSI, siç në fakt disa parti të tjera në betejën me rivalët e kundërshtarët, sa herë kanë tentuar të rekrutojnë e të marrin kuadro nga kundërshtari, të cilët sapo i kanë marrë i kanë cilësuar “ëngjej”, ndërkohë që muaj më parë kanë qenë “djaj”.

Rasti i ish-drejtoreshës së përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj, që u bë meme në kohë të vet, është pikërishtshembulli që ilustron këtë fenomen. Por që nuk është i vetmi.

Ka një perceptim në publik si për LSI por edhe për politikën në përgjithësi, e zyrtarët që kanë pasur poste të larta. Ndaj në Shqipëri SHBA e BE kanë nxitur një reform në drejtësi që të hetojnë politikanët për abuzimin e tyre me pushtetin.

E që natyrisht është reforma në drejtësi e SPAK si një institucion bazik i kësaj reform për të hetuar politikën e lartë. LSI e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit e kanë kundërshtuar fort këtë reform. Madje dy ish-ministrat e Drejtësisë së saj Ylli Manjani e Petrit Vasili janë negacionositët e par exellance të kësaj reforme.

Mirëpo sot ne kemi një akt publik të kreut zyrtar të LSI-së Monika Kryemadhit, e cila ka dashur të japë një mesazh antikorrupsion të partisë së saj, e cila në publik ka një imazh të përhapur në lidhje me pasurimin e zyrtarëve të saj në vite. Po përse Monika Kryemadhi sot denoncon vetëm Alqi Bllakon e Lefter Kokën?

Duket se ky akt është si një ndëshkim ndaj tradhëtarëve politikë, e jo një parim për të denoncuar korrupsionin. E ne sot jemi në vitin 2021, pikërisht 5 vjet pas qeverisjes së koalicionit LSI-PS.

Ka pasur LSI dyshime apo prova për abuzimin e qeveritarëve të saj? Po përse e sjell pikërisht sot, e a janë realisht këta emra që LSI denoncon realisht zyrtarët që kanë perceprimin që kanë abuzuar me pushtetin?

Si ka mundësi që LSI, e cila e ka sulmuar egërsisht Briseida Shehajn kur ishte drejtoreshë e Tatimeve, e sot që e ka zyrtare të saj nuk thotë asgjë, kurse për ish-ministrin Lefter Koka apo Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës Alqi Bllako, sot e ka zbuluar që janë të korruptuar?

Po mirë, nëse ata kanë qenë të korruptuar, sipas ligjit dikush duhet të ketë qenë bashkëpunëtor në këtë veprim, e sipas Kodit Penal të paktën ka konsumuar veprën e shpërdorimit të detyrës.

Natyrisht që këto janë diskutime e jo verdikte, por logjika mbi të cilën është ngritur fibula antikorrupsion e opozitës kërcet.

Kur më pëlqen mua është burrë i mirë, kur ikën nga unë, është i korruptuar. Megjithatë është shumë e çuditshme padia e LSI-së në SPAK, kur këtë institucion, eksponentët e saj e mallkojnë ditë për ditë…TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen