Ganaj: Greta Koçi dhe 303 zyrtarë
lanë postet pa deklaruar pasurinë
PDF/Lista plotë e ish-zyrtarëve

Ganaj: Greta Koçi dhe 303 zyrtarë<br />lanë postet pa deklaruar pasurinë<br />PDF/Lista plotë e ish-zyrtarëve
TIRANE -  Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolit të Pasurive i lë ultimatum 1 javë (deri më 10 Maj) të gjithë ish-zyrtarëve të cilët pas largimit nga funksioni nuk kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjin.

Përmes një njoftimi zyrtar, ku është publikuar dhe lista e plotë me 304 ish-zyrtarë, theksohet se nëse nuk deklarohet pasuria deri më 10 Maj do të ketë sanksione dhe gjoba. Mes tyre janë emra si

Këngëtarja Greta Koçi, në atë kohë zyrtare në Ministrinë e Brendshme,
Zhani Ciko, ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit,
Sahit Dollapi, administrator shtetëror i CEZ- Shqpërndarje, 
Komandanti i Gradës i akuzuar për ngjarjet e 21 Janarit, Ndue Prendi;
Drejtori i Agjencisë së Kthim Kompensimit të Pronave, Avenir Peka; 
Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Brunilda Dulja;
Zëvendësministri I Shëndetësisë Bardh Spahia;  
Koordinadori Kombëtar në Kryeministri Gaqo Apostoli dhe këshilltarja Ekonomike Majlinda Hakani; 
Avokati i Shtetit Bashkim Guri; Ambasadori në Arabinë Saudite Admirim Banaj;
Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Aleksandër Shanaj;
 Drejtori i Institutit të Monumenteve Apollon Barçe  
Drejtori Drejtorisë në KLSH, Florion Bregasi.
 


Në rast mosdeklarimi ILDKPKI u kujton 304 zyrtarëve gjobat nga 50.000-100.000 lekë të rinj për shkeljen që përbën edhe vepër penale.
 
NJOFTIMI I PLOTE I ILDKPKI
Nga rakordimet e kryera në Regjistrin Themeltar  të subjekteve deklarues në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), me qëllim saktësimin e subjekteve që mbartin detyrim për deklarim të interesave private është verifikuar se nuk rezulton të jenë dorëzuar në ILDKPKI deklaratat pas largimit nga funksioni për subjektet sipas listës: 

Dorëzimi i deklaratës së interesave private “Pas Largimit nga funksioni” është detyrim ligjor i përcaktuar në nenin 7/1 të ligjit 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë”, i ndryshuar. Në pikën 3 të këtij neni  përcaktohet se:“Deklarimi kryhet jo më vonë se 15 ditë nga data e largimit nga funksioni”.

Për sa më sipër, Ju kërkojmë që brenda  datës 10.05.2014 , të dorëzoni të plotësuar formularin përkatës, si edhe të jepni përgjigje sqaruese për mosplotësimin e këtij detyrimi sipas afateve të përcaktuara në ligj.

Për zyrtët të cilë janë në listpritje apo të pezulluar duhet të dorëzojnë ose formularin pas largimit ose atë periodik vjetor për vitin 2013.

Formulari  “Pas largimit nga funksioni”, pasi të plotësohet në mënyrë elektronike (me kompjuter) sipas kërkesave ligjore, duhet të dërgohet në Inspektoratin e Lartë nëpërmjet shërbimit postar brenda datës së kërkuar, në adresë: “ILDKPKI, Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë”.

Ju bëjmë me dije se në bazë të sanksioneve të përcaktuara në nenin 40 të ligjit nr. 9049, datë10.04.2003, i ndryshuar, për mosdeklarimin periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) lekë. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se “mosdeklarimi” përbën vepër penale e cila është parashikuar në nenin 257/a  të  K. Penal.

LISTA E PLOTE ME EMRAT E ISH-ZYRTAREVE
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë