Një skenë jo fort e zakontë televizive ka ndodhur sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ku ka qenë i ftuar aktori Visjan Ukcenaj.

Gara e fortë për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos “ka nxehur gjakrat” mes gazetares së këtij emisioni Erjona Rusi dhe Ukcenajt.

‘Sherri’ mes aktorit dhe gazetares në ‘Rreze Dielli’:

Erjona: Me kë je, me Finon apo Dukën?

Ukcenaj: Dukën e kemi pasur në ‘2XL’, është tip shumë ‘bob’.

Erjona: Pse të gjithë ata që keni pasur në ‘2XL’ duhet të ...

Albani: S’ke faj, unë për vete, ti për vete, FSHF për vete ..

Erjona: Çfarë motivimi është ky ...

Ukcenaj: Më fal, a më pyete, a ta mbarova përgjigjen, jo.

Erjona: Të lutem shumë mos bërtit se kjo është studio e emisionit tim e kuptove, nuk jemi në ‘2XL’.

Ukcenaj: Si s’jam në ‘2Xl’, ti po më ofendon, më pyete dhe s’po më lë të mbaroj. Dukën e njoh se e kemi pasur në emision dhe është tip shumë i këndshëm, Finon e simpatizoj shumë nga politika. Do kisha dëshirë të dhe futbolli të sillte një gjë ndryshe, të kishte rrotacion se u bë monopol.

d.c./shqiptarja.com