Formula 1 zhvilloi Çmimin e Madhe të Bahrein, me Max Verstappen (Red Bull) që fitoi në garën e parë të sezonit. Surprizë në këtë garë ishte piloti i Aston Martin, Fernando Alonso. Spanjolli u rendit në vendin e tretë duke marrë podiumin e parë për këtë sezon.
"Është një rezultat fantastik për skuadrën që të mbyllësh garën e parë në podium. Kishim një makinë super dhe u shpërblye e gjithë puna e bërë. Do të më kishte pëlqyer të isha nisur më përpara, por rikuperuam disa pozicione dhe jam argëtuar në pistë. Skuadra vjen me ambicie dhe kërkon rritje. Ishte një podium i merituar. Nuk e prisnim, pasi s’mendonim se do të ishim kaq të shpejtë. Makina është e lehtë për t’u drejtuar dhe në parakalime të jep gjithnjë kënaqësi", tha spanjolli.
![]()
Fernando Alonso ka fituar kampionatin botëror të pilotëve në vitet 2005 dhe 2006 me Renault dhe gjithashtu ka qenë pilot për McLaren, Ferrari dhe Minardi.

