Gara ilegale, shoferë të dehur dhe ndjekje me shpejtësi në Unazë, emisioni '112' i Report TV në aksion me Policinë Rrugore gjatë gjithë natës

TIRANË - Report TV nis transmetimin e një emisioni javor që ndjek punën e Policisë së Shtetit. Në këtë episod të parë, emisioni "112" fokusohet në garat ilegale përgjatë Unazës së Madhe në kryeqytet.

Prej orës 22:00 deri në orët e para të mëngjesit të ditës tjetër ne kemi qëndruar për rreth 7 orë me efektivët e qarkullimit rrugor ndërsa ata kryenin aksionin për ndalimin e drejtuesve të mjeteve që tejkalonin shpejtësinë tejmase, kryenin gara ose ishin në gjendje të dehur gjatë drejtimit të makinës.

Aksioni fillimisht nis në zonën e Unazës së Madhe nga mbikalimi i Saukut deri tek rrethrotullimi i "TEG". Ndërsa ndalohen disa drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit, dy prej të cilëve kryenin gara të paligjshme duke rrezikuar edhe drejtuesit e tjerë në rruge, kujtojmë që pak javë më parë një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e garave me makina. Ndërsa shpejtësia e drejtuesit të filmuar nga kamerat e Report TV i shpëton edhe konstatimit nga radari, komisar Taulant Gjoka, shefi i parandalimit dhe sigurisë në trafikun urban, në automjetin e policisë vihet në ndjekje. Shoferi ndalohet dhe ndëshkohet për shkeljen e kryer.

Në këtë aksion janë përdorur edhe efektivë të policisë rrugore që janë civilë, detyra e tyre është monitorimi i zonës ku do të vendosen dhe dokumentimi me video i mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Për ndalimin e makinave në të dyja kahet e rrugës janë angazhuar 14 shërbime policie. Përkatësisht një shërbim me radar dhe shërbimet që do kryejnë ndalimin në distancë në një nga rrugë daljet e autostradës duke mos i lënë mundësi largimi.

Dy orë nga aksioni, në mesnatë efektivët në një nga pikat postbllok të Qarkullimit Rrugor, bëjnë një zbulim të papritur, buzë autostrade të përdorur si pista për gara klandestine, një grup me refugjatë ilegalë teksa ishin duke ecur në këmbë në anë të rrugës. Ata ndalohen dhe njoftohen shërbimet e rendit për t’i marrë e për t’i dërguar në kampin e refugjatëve. Të pyetur nga gazetari i emisionit "112" Antonio Çakshiri, refugjatë deklaruan se vinin nga Kurdistani, ndërsa në Shqipëri janë futur ilegalisht nga malet në kufirin me Greqinë, ata duan të shkojnë në Europë.  Pasi u njoftuan strukturat e posatshme të policisë, efektivët e qarkullimit rrugor i rikthehen aksionit dhe detyrës së tyre.

Aksioni vijon ndërsa vëmendja e policisë përqendrohet më shumë tek drejtuesit e mjeteve që drejtojnë makinën në gjendje të dehur.  Teksa drejtohemi drejt zonës tjetër ku do zhvillohet aksioni, pikaset një shofer i çuditshëm ndërsa duket nga xhami se kishte këmbët tek pjesa e gjunjëve në timon dhe jo duart. Ndalohet dhe testohet për alkool por rezulton të jetë i pastër dhe lejohet të vazhdojë rrugën. Por këtë herë duke drejtuar makinën me duar dhe jo me këmbë.

Rreth orës 2 pas mesnate, shërbimet stacionohen tek Pallati me Shigjeta ndërsa në sitë për teste alkooli kalon çdo drejtues mjeti që lëviz në atë pjesë të rrugës. Për rreth 2 orë efektivët e policisë testojnë për alkool 20 ose 30 drejtues ndërsa asnjë nuk rezulton në gjendje të dehur por me masë të vogël alkooli.

Kur ora shënon 03:20 ndalohet një drejtues mjeti që në pamje dukej në gjendje të dehur por është testi i alkoolit ai që do e provojë. Ndërsa drejtuesit të mjetit i bëhet testi, ai deklaron se është mik i dikujt në polici por tashmë që në momentin e ndalimit asgjë nuk mund ta shpëtojë këtë shofer nga shoqërimi, pasi rezulton në masën e alkoolit 0.63mg/l.

Ndiqni emisionin e plotë në videon mësipër.

b.ha./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoferi: 08/12/2019 08:35

    Bravo policia. Shteti ka ligje dhe rregulla

    Përgjigju
  • SHOFER: 08/12/2019 06:45

    Ncncnc cfar turpi policia.. Tjetri tap me alkol polici shkon ti vej prangat ky flet ne telefon, policia duhet tja thyente telefonin në kokë sepse ai po tregohet shpërfillës.

    Përgjigju
    • Joni: 08/12/2019 12:09

      MOS U MERZIT O SHOFER... SE SHUMICA SA KA LEN GOMARIN E KA MARR MAKIN... Se di ca eshte rregulli e ligji rrugor...

    • Albert: 08/12/2019 08:36

      Po te ta thyente ty kokes telefonin si do te vinte? Mire?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë