Gara shpejtësie me lamborghini në Tiranë, gjobitet reperi i njohur Don Xhoni (VIDEO+FOTO)

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë.

Don Xhoni është gjobitur me 40 mijë lekë të reja, ndërsa ka qenë duke bërë gara shpejtësie një mjet luksoz, lamborghini ngjyrë portokalli.

Edhe miku i tij, Saimir Gërvalla është gjobitur me 40 mijë lekë të reja pas garave të shpejtësisë. 

Don Xhoni ndodhet në Tiranë, ndërsa vetë ai ka postuar edhe një video në Instagram me lamborghinin portokalli.

Ndërkohë gjatë javës së fundit kemi 11 arrestime dhe procedime penale:

3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 persona u proceduan  për korupsion aktiv.

Policia njofton se janë vendosur 11.039 masa administrative

99 masa për xhama të zinj.
566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
205 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
8042 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
54 raste për tejkalim shpejtësie.
24 raste të ndryshme  

9 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bimi: 19/05/2024 15:02

    Shko mor djalw bej gara jashte shtetit ne autostrada, se merr ne qafe njerez te pafajshem. Repist i mire, por njeri i papergjegjshem me kete gjest.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania